E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia perfaqesohet me tre filma ne Los Anxhelos

Kinemaja shqiptare merr pjesë në festivalin “See Film” në Los Angelos. Tre filma shqiptarë janë në konkurim “Pharmakon” i Joni Shanajt, “Agoni” me regji të Robert Budinës dhe “Amnistia” i Bujar Alimanit, të tre të mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Drejtori i kësaj qendre Artan Minarolli ka qenë i pari kineast, i cili ka marrë pjesë në këtë festival. Minarolli e cilëson ngjarje shume te rëndësishme përfaqësimin me tre filma në festivalin më të madh të europës juglindore.

Ky konkurs, është qasje që afron Perëndimin me Lindjen duke synuar afrimin e kulturave të ndryshme etnike. Në 6 maj bëhet edhe ndarja e çmimeve për seksione të ndryshme të filmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›