E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaccedili falenderon Shqiperine per qendrimin korrekt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi të premten se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, reflekton për të mirë edhe për gjithë evropianizimin e rajonit.

Ai këto komente i bëri në një takim që kishte me ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko. ”Ish-kryeministrin Majko e informova edhe për marrëveshjen e arritur në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe popujve si një marrëveshje që Kosova fiton, por gjithashtu , një marrëveshje, që ka pasur mbështetjen e plotë edhe të shtetit shqiptar, të Qeverisë dhe gjithë politikës shqiptare. Falënderoj politikën e Tiranës për këtë qëndrim shumë korrekt dhe të vendosur për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”, theksoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ben te ditur RTK. Ai tha se Majko është miku i tij i luftës gjatë viteve 1998-99, me të cilin ka diskutuar kujtime edhe për të kaluarën, por për më tepër edhe për të sotmen dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›