E Diel, 1 Nëntor 2026

Skica per drame konflikt dhe personazhe ne skenen e Teatrit Kombetar

Premiera "Skica për dramë, konflikt dhe personazhe" me regji të Enton Kacës është ngjitur në skenën e Tetrit Kombëtar.
Shfaqja anashkalon tradicionalen, apo teatrin klasik, duke sjell tendencën sa më bashkëkohore c’ka e ka edhe fort per zemer regjisori. Kacaj tregon se përherë i ka pëlqyer bashkëkohorja dhe jo fryma e përgjithshme që realizojnë regjisorët në përgjithësi.
Ngjarjet nisin që prej 1990-ës, për të ardhur deri në ditët e sotme. Temat në shfaqje janë përzgjedhur nga disa tekste të ndryshme, ngjarje konkrete, këngë, poema, filma, poezi, ngjarje historike dhe politike. Regjisori Kaca, tregon se kjo shfaqje është një reflektim mbi disa tema sociale ndërtuar mbi frymën e “Dance Theatër”.
Puna e artisteve Elton Cefa, Ardit Logu, Sueda Hoxha, Milena Nurka, Dorjan Ramaliu dhe Klaudia Zaçe ka zgjatur rreth një muaj dhe gjithçka është krijuar në mënyrë spontane….
“ Skica per drame konflikte dhe personazhe “ vjen si përpjekje për të zhvilluar tendenca origjinale në art, të mënyrës së punës dhe nxitjes së grupeve artistike teatrore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›