Shqipëria përgatitet për drejtimin e Organizatës më 2014
05/03/2010 Ministri i Jashtëm Ilir Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së
Shqipëria duket se ka shanse të mëdha për të marrë në dorë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian nga Shqipëria pas tre vjetësh. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka biseduar dje rreth kësaj çështjeje gjatë një takimi që pati në Vjenë të Austrisë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Perrin de Brichambaut. Referuar njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së dhe i diplomacisë shqiptare, zyrtari i lartë i Organizatës ka vlerësuar se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Shqipërisë është shumë i mirë në të gjitha nivelet. Pikërisht marrëdhëniet korrekte dhe ky bashkëpunim përbëjnë themelin e fortë për kërkesën e shprehur nga Shqipëria për të kryesuar OSBE-në më 2014. Marrja e kësaj detyre të rëndësishme do të përcillte një imazh akoma më pozitiv të vendit në sytë dhe opinionin e faktorit ndërkombëtar. Shqipëria ka parashtruar kërkesën për marrjen e drejtimit të OSBE-së rreth tre vjet më parë, kur MPJ-ja drejtohej nga ministri Lulzim Basha. Madje, atëherë synohej që marrja e kësaj detyre të ndodhte në vitin 2012. Mësohet se Meta dhe Brichambaut, gjatë takimit janë përqendruar mbi përgatitjet e nevojshme për të siguruar një kryesim të suksesshëm të OSBE-së nga vendi ynë. Ministri shqiptar ka ofruar të dhëna për masat e planifikuara nga ana e MPJ-së, duke theksuar se Shqipëria është e vetëdijshme për rëndësinë dhe përgjegjësinë që mbart një ndërmarrje e këtyre përmasave. Meta vuri në dukje edhe vëmendjen që po i kushtohet përgatitjes së ekipeve diplomatike në Vjenë dhe Tiranë, si dhe mundësive për të caktuar diplomatë shqiptarë në misionet në terren të OSBE-së dhe në Sekretariatin e OSBE-së. Nga ana e tij, Brichambaut shprehu mbështetjen e plotë të Sekretariatit të OSBE-së për këto iniciativa dhe për planet përgatitore të ministrisë shqiptare, duke e garantuar Metën që caktimet e diplomatëve shqiptarë në misionet e terrenit dhe në Sekretariat janë të mirëpritura. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së nënvizoi gatishmërinë e Sekretariatit për të asistuar Shqipërinë gjatë këtyre fazave përgatitore.
Mbështetja
Brichambaut ka shprehur mbështetjen e Sekretariatit të OSBE-së për iniciativat dhe për planet përgatitore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ai ka garantuar ministrin e Jashtëm Meta që caktimet e diplomatëve shqiptarë në misionet e terrenit dhe në Sekretariat janë të mirëpritura.
Asistenca
OSBE-ja do të asistojë Shqipërinë në fazat përgatitore për organizimin e të gjitha masave të planifikuara mbi përgatitjen e ekipeve diplomatike shqiptare në Vjenë dhe Tiranë. Paralelisht Tirana zyrtare po punon për të caktuar diplomatë shqiptarë në misionet në terren të OSBE-së.