Banorët e Portëzës: Në Gjykatë të shkojmë të gjithë, ne nuk i lejuam
05/03/2010 Pas hetimit të komisionerëve për braktisje të qendrës së votimit vjen reagimi
FIER- Banorët e komunës së Portëzës, të cilët kanë bojkotuar zgjedhjet e 28 qershorit dhe tashmë 6 komisionerët e 2 QV të fshatrave Pyk dhe Krapas janë në Prokurori për braktisje të detyrës, kanë pohuar se nuk është faji i komisionerëve të kujtdo force politike, por n.q.s quhet faj është i të gjithë banorëve të zonës. Këta të fundit nuk in kanë lejuar komisionerët të hapin QV atë mëngjes të 28 qershorit 2009, sepse rruga prej gati 7 km që lidh 5 fshatrat e komunës Portëz është tërësisht e shkatërruar. Madje ata pohojnë se nëse do të vazhdohet sërish në këtë gjendje infrastruktura rrugore, nga harta e zgjedhjeve duhet të fshijnë përgjithnjë komunën Portëz. Edhe kryetari i QV 3120 Kastriot Hoxha i proceduar në Prokurorinë e Fierit për braktisje të detyrës dhe shkelje të Kodit Zgjedhor, pohon se akuza ndaj tij për braktisje të detyrës është e padrejtë. Vet komisioneri thotë se ka ndenjur me orë të tëra në KZAZ Patos për t’u pajisur me bazë materiale, ndaj akuza për braktisje të detyrës nuk qëndron. “Unë i përkisja forcës së PS shkova në KZAZ në Patos bashkë me komisionerët e tjerë dhe e mora bazën materiale. Tashmë akuzohem për braktisje të detyrës. Në ditën e zgjedhjeve nuk më la i gjithë fshati. Sot më thirrën për gjyq, nuk e kuptoj. Nëse shteti do të na fusë në burg, le të na fusë, nuk di se ku të shkojë të ankohem dhe çfarë të them tjetër”. Sipas komisionerit, situata në ditën e zgjedhjeve në 2 QV ka qenë shumë e tensionuar pas protestave të njëpasnjëshme të të gjithë banorëve për rikonstruksionin e rrugës që lidh 5 fshatrat e komunës Portëz. Megjithatë, kryetari i QV është i gatshëm të përballet me drejtësinë së bashku me 5 komisionerët e tjerë. Ndërkohë banorët pohojnë se nuk ka qenë faji i komisionerëve për bojkotin. Ata kundërshtojnë vendimin e KQZ për dënimin e 6 komisionerëve që nuk u paraqitën në ditën e zgjedhjeve më 28 qershor. Banorët pohojnë se ishin vet ata që nuk lejuan hapjen e QV dhe ky ka qenë një veprim i paralajmëruar kohë më parë, e mjaftueshme sipas banorëve për të rikonstruktuar rrugën problematike. “Fshati nuk u ngrit në protestë për të futurë në burg komisionerët, por ne vendosëm si fshat 3 muaj para zgjedhjeve që asnjë forcë politike dhe asnjë banor nuk do të marrë pjesë në votime. Ishte protestë popullore-shton një tjetër. Nëse është bërë faj, faji është i gjithë banorëve, nëse duhet të futen ata në burg, le të futet i gjithë fshati. Ne do të shkojmë në gjykatë. Komisionerët nuk kishin çfarë të bënin, nëse ne nuk ua lejuam”. Zanafilla e kësaj ngjarjeje për politikën shqiptare nis 1 vit më parë kur banorët e këtyre fshatrave janë ngritur disa herë në protestë për kërkesën e vetme rikonstruksionin e rrugës prej 9 km që lidh 5 fshatrat.