Shqiperia, problem ndarja e pushteteve
Organizata Freedom House thote se mangesite ne ndarjen e pushteteve dhe identifikimi i shtetit me partine ne pushtet jane pengesat kryesore per demokratizimin e Shqiperise dhe integrimin ne Bashkimin Evropian.
Megjithate ne raportin e pervitshem "Vende ne Tranzicion", qe merr ne shqyrtim zhvillimet e vitit 2008, Freedom House ve ne dukje se megjithe mosmarreveshjet dhe konfliktet mes partive kryesore, elitat ishin ne gjendje te arrinin nje konsensus per nje numer te mjaftueshem ceshtjesh per te marre ftesen per ne NATO.
Po ashtu arritja e konsenusit per sistemin e ri te votimit, konsiderohet ne raport si nje arritje per t'u shenuar dhe ka bere qe ne drejtim te procesit elektoral, vleresimi i Shqiperise kete vit te jete me i larte sesa vitin e kaluar.
Organizata thote se ndarja e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqesorit eshte ende e brishte dhe here pas here e demtuar nga nismat politike. Politizimi ne sektorin publik vazhdoi te ekzistonte dhe kufizon zhvillimin e nje sherbimi civil, policie, gjyqesori, administrate zgjedhore dhe media profesionale dhe jo partiake. Po ashtu edhe trazirat sociale dhe politike jane zhvilluar ne nje menyre te paqarte dhe here pas here kontradiktore.
Ne raport thuhet se shoqeria civile e ka ende te veshtire te sherbeje si nje ze i rendesishem ne jeten publike dhe se roli i medias per te promovuar punen e tyre mbetet thelbesor. Persa i takon medias se pavarur, raporti thote se shqiptaret gezojne nje larmi burimesh informacioni qe perfaqesojne nje rreze te gjere pikepamjesh politike dhe sociale. Megjithate vihet ne dukje se organet me me ndikim jane te perqendruar ne duart e nje numri te vogel pronaresh.
Freedom House thote se decentralizimi i pushtetit lokal mbetet nje nga sfidat kryesore, ashtu si edhe permiresimi i pavaresise, efektivitetit, perspektives ne karriere, pergjegjesise dhe transparences se drejtesise. Nje konsensus nderpartiak ne Parlament beri te mundur miratimin ligjin per pushtetin gjyqesor, si edhe te ligjit per Prokurorine, por deri ne fund te vitit te kaluar, pak perparim kishte pasuar hyrjen e tyre ne fuqi.
"Pavaresia e sistemit gjyqesor u perball me kercenime te vazhdueshme nga perpjekjet e qeverise per te ushtruar presion dhe per te kontrolluar gjykatesit", thuhet ne raport. Kjo eshte edhe arsyeja qe vleresimi per pavaresine e gjyqesorit ishte me i ulet.
Ne lidhje me korrupsionin, Freedom House thote se nje nga deshtimet me dramatike te qeverise dhe politikes se saj te "duarve te pastra", mund te shihet tek menyra sesi e ka trajtuar korrupsionin brenda radheve te saj. Raporti permend faktin qe dy ministra te kabinetit u perballen me procedura penale per korrupsion ne vitin 2008 dhe se presioni i qeverise ndaj Prokurorise se Pergjithshme u rrit, vecanerisht kur Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama i coi keto ceshtje para gjykates. Po ashtu ne raport thuhet se media ka vazhduar te luaje nje rol efektiv ne ekspozimin e korrupsionit dhe ne informimin e publikut.
Dy nga parashikimet e raportit per kete vit jane permbushur: anetaresimi ne NATO dhe kerkesa per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Parashikimi i trete, ai per rendesine e zgjedhjeve te se dieles, per procesin e demokratizimit, stabilitetit politik dhe rruges drejt integrimit Euro-Atlantik, pritet te marre nje pergjigje me te qarte, kur te kristalizohen vleresimet per procesin zgjedhor.
Kosova, perjashtim pozitiv
Freedom House e cileson Kosoven, nje perjashtim te rralle pozitiv, ne analizen e vendeve ne tranzicion per vitin 2008. Raporti i ri ve ne dukje se shteti i ri shenoi permiresim si ne qeverisjen lokale edhe ate qendrore ndersa Misioni i OKB-se filloi t'ia transferonte pergjegjesite institucioneve vendase.
Pasi ben nje permbledhje te zhvillimeve kryesore per vitin 2008, viti i pavaresise per Kosoven, raporti ve ne dukje se qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Hashim Thaci, arriti ta ruante stabilitetin dhe te parandaloje dhunen ne vend, me ndihmen e Zyres Nderkombetare Civile, si edhe ambasadave te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ne raport theksohet fakti qe Kuvendi miratoi mbi 100 ligje, nga te cilat mbi 50 ishin direkt te lidhura me klauzolat e planit Ahtisaari. Ne raport permendet fakti qe opozita e kritikoi ashper qeverine per korrupsion dhe mungese vizioni ne gjysmen e dyte te vitit si edhe kerkoi zgjedhje te parakohshme.
Duke pasur parasysh sfidat e Kosoves ne vitin 2008, ruajtja e stabilitetit dhe permiresimi i funksionimit te institucioneve, ia rriten vleresimin Kosoves per qeverisjen.
Freedom House thote procesi zgjedhor u karakterizua nga perplasje dhe bojkotime nga njera ane, por edhe nga miratimi i disa ligjeve te reja per zgjedhjet. Zgjedhjet e ardhshme komunale mbahen kete vit.
Organizatat e Shoqerise Civile dhe ato joqeveritare ende perballen me sfiden e zhvillimit te vizionit te tyre te vet strategjik, ndersa liria e medias eshte e mbrojtur nga kuadri ligjor. Megjithate mekanizmat ligjore dhe institucionale nuk e parandalojne presionin politik ndaj medias.
Nje drejtim tjeter ku eshte shenuar permiresim, eshte qeverisja lokale dhe pikerisht funksionimi i komunave, si edhe perfundimi i procesit ligjor per decentralizimin.
Gjyqesori konsiderohet nje nga pikat me te dobeta te shtetit ligjor ne Kosove. Si trashegimi e nente viteve te kaluara, kuadri ligjor i Kosoves mbetet i ndare mes rregullave te UNMIK-ut, ligjeve te miratuara nga Kuvendi ne perputhje me Kushtetuten e re, disa ligje te ish-Jugosllavise dhe ligjet serbe permes strukturave paralele ne zonat me shumice serbe, vecanerisht ne veri. Kjo ka vazhduar te pengoje funksionimin e gjyqesorit.
Korrupsioni vazhdon te jete shume i perhapur dhe nje problem kryesor ne Kosove. Megjithese ka pasur permiresim ne legjislacion, ka ne pergjithesi nje mungese te vullnetit politik per te luftuar korrupsionin.
Ne raport permendet si sfida me e madhe per vitin 2009 hyrja ne fazen e re te konsolidimit institucional. Zbatimi i sukseshem i planit Ahtisaari, thote Freedom House, ose do te forcoje funksionalitetin e shtetit, ose do te rrise mundesine e ndarjes pergjate lumit te Ibrit, permes Mitrovices.
Aftesia e funksionimit e EULEX-it do te luaje nje rol direkt ne konsolidimin e shtetit dhe suksesin e misionit te Bashkimit Evropian ne gjithe vendin.
Po ashtu sfida te tjera do te jene lufta kunder korrupsionit, forcimi i institucioneve, integrimi i saj dhe vendosja e bazave per zhvillimin e ekonomik.
Perfundimi per Kosoven bie ne kontrast me vleresimin e pergjithshem te raportit "Vendet ne Tranzicion", sipas se cilit 2008-a ishte nje vit i erret per demokracine ne vendet ish-komuniste.