E Shtunë, 31 Tetor 2026

MJ: Me presidencën suedeze do të avancojmë

“Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet në mënyrë të veçantë faktin që Presidenca suedeze ka garantuar se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë në fokusin dhe axhendën e saj. Ne jemi të bindur se gjatë këtij 6 mujori, Shqipëria do të avancojë në etapat e mëtejshme të rrugëtimit të saj evropian. Sigurojmë të gjithë partnerët tanë evropianë se Shqipëria do të vazhdojë të shënojë progres thelbësor në të gjitha fushat, pasi rruga jonë është tashmë e pakthyeshme dhe vullneti ynë për të ecur me reformat është thellësisht i bazuar në vokacionin e popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e familjes evropiane”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu, kjo ministri ka përgëzuar Çekinë për përfundimin me sukses të presidencës së saj ambicioze, e cila u përball me sfida jo të vogla. Kjo presidencë pati një domethënie të madhe për Shqipërinë-vijon deklarata-pasi gjatë këtij gjashtë mujori marrëdhënia jonë me BE-në kaloi në një nivel të ri partneriteti me hyrjen në fuqi të MSA-së, depozitimin e aplikimit për anëtarësim, si dhe u arrit progres thelbësor në procesin e liberalizimit të vizave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›