E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia raporton sot ne Bruksel

Sot ne Bruksel qeveria shqiptare do te paraqes raportin e progresit ne marredheniet me BE-ne per te mundesuar heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Lajmi konfirmohet nga ministria e Jashtme e cila ben te ditur se misioni shqiptar n Bruskel do te dorzoje raportin ku sipas diplomateve konfirmohet se Shqiperia ka plotesuar kushtet e vendosura nga BE. Raporti eshte hapi i dyte qe qeveria shqiptare hedh ne kuadrin e permbushjes se detyrimeve qe rrjedhin nga bashkepunimi me BE-ne per heqjen e vizave. Ne muajin shtator te vitit te kaluar, Shqiperia se bashku me disa vende te tjera te Europes Juglindore paraqiten raportet e tyre. Por opozita e pak dite me pare eshte shprehur kritike dhe skeptike nese ky proces do te ndodhe se shpejti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›