E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria riafirmon angazhimin për zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi mori pjesë në forumin politik të nivelit të lartë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (HLPF) në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku Shqipëria riafirmoi angazhimin e saj për zbatimin e Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ky forum përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të ndarë progresin e vendit tonë dhe për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke rikonfirmuar se Shqipëria mbetet një partner aktiv dhe i besueshëm. Karakaçi po ashtu zhvilloi takime ku u shkëmbyen përvoja me partnerë ndërkombëtarë mbi rolin e infrastrukturës dhe energjisë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. |Për Shqipërinë, zhvillimi i infrastrukturës moderne, investimet në energjinë e pastër dhe rritja e sigurisë energjetike janë pjesë e një vizioni afatgjatë për një ekonomi më konkurruese dhe një të ardhme më të qëndrueshme”, theksoi ministri Karakaçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›