Mbahet në Bruksel konferenca IX ndërqeveritare Shqipëri-BE, mbyllen tre kapituj të negociatave

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në selinë e Këshillit Europian në Bruksel, Belgjikë, ku zhvillohet Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian.
Në fokus të kësaj konference është mbyllja e negociatave për tre kapituj të tjerë të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Kapitullin 25 “Kërkimi Shkencor”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 31 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
Konferenca Ndërqeveritare përbën një tjetër hap në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në kuadër të përparimit të bërë në përmbushjen e standardeve dhe reformave të kërkuara nga BE-ja.
1 nga 11/gj.m/j.p/