E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia rrezikon izolimin nga BE. do gje rinis nga zeroja

Mund te rikthehen vizat dhe ndalohen fondet

Shqiperia rrezikon izolimin politik nga pjesa tjeter e kontinentit nese vendi nuk le prapa krizen dhe nuk hyn ne kuadrin normal te nje demokracie kushtetuese me institucione te pavarura. Deklarata e komisionerit te Bashkimit Europian per Zgjerimin Stefan Fule edhe pse ishte me e ashpra e bere deri me tani perben nje kercenim i cili ka kohe qe i qendron mbi koke Tiranes zyrtare si Shpata e Demokleut. Ne fakt nje sens te tille kane pasur edhe qendrimet e bera nga Tirana si nga i derguari i posacem Miroslav Lajcak por edhe nga kreret e Parlamentit Europian. Po cperfaqeson kercenimi politik i Fules dje ne Tirane se nese nuk gjendet asnje zgjidhje komisioni nuk do te jete ne gjendje te beje nje vleresim pozitiv ne raport-progresin e ardhshem. Ne kete menyre Shqiperia mund te ngelet prapa nga fqinjet e saj aspirues per ne BE Ne fakt ky eshte skenari me fatal i Brukselit zyrtar i pergatitur si variant rezerve nese ne Shqiperi do te deshtonin te gjitha perpjekjet per te zgjidhur krizen e cilesuar nga diplomacia nderkombetare si ngerc apo impas politik. Sic e artikuloi qarte diplomati cek qe drejton zgjerimin e Unionit Brukseli do te mund te menjanoje Shqiperine nga blloku i vendeve te rajonit qe dikur quhej Europa Juglindore por qe prej 2004-s cilesohet si Ballkani Perendimor. Ne kete bllok vendesh bashke me Shqiperine bejne pjese Kroacia Maqedonia Mali i Zi Serbia Bosnje-Hercegovina dhe Kosova. Ne rendin e Ballkanit Perendimor Zagrebi qendron ne krye te renditjes per hapat drejt Bashkimit Europian dhe pas marrjes prej kohesh te statusit te vendit kandidat eshte prane nisjes se negociatave per anetaresim. Proces qe eshte stopuar pas shperthimit te skandaleve te korrupsionit dhe vrasjeve mafioze por qe mori nje ndryshim pas arrestimit te ish-kryeministrit Sanander per korrupsion. Sipas parashikimeve Kroacia mund te pranohet pas vitit 2016 ne BE. Maqedonia ka marre statusin e vendit kandidat prej disa vitesh por nuk eshte caktuar ende nje date per nisjen e negociatave per anetaresim pasi Greqia vendos veton per ceshtjen e emrit. Shkupi prej kohesh ka nje ngerc politik ne vend si pasoje e bojkotit te opozites nga punimet e Parlamentit por qe u zgjidh me shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme nga mazhoranca politike e djathte. Mali i Zi i cili fitoi pavaresine vetem ne vitin 2006 vitin e kaluar mori nga Komisioni OK per dhenien e statusit te vendit kandidat. Vendet e tjera qendrojne pak me prapa se Shqiperia pasi kane nisur procesin me vone. Por nese Shqiperia perjashtohet nga klubi i Ballkanit Perendimor atehere axhenda do te devijohet perfundimisht duke e lene vendin tone jashte sferes se Europes politike. Gjithcka do te riniste nga fillimi me keq se ne vitin 1997 kur Shqiperise iu desh te perseriste etapat. Por me te keqija do te ishin pasojat konkrete te izolimit nga BE-ja gje qe do te sillte automatikisht favoret e marra nga procesi i integrimit. Ndeshkimi i pare dhe me i rendi do te ishte rikthimi i vizave per qytetaret shqiptare dhe humbja e fondeve qe Shqiperia perfiton si rezultat i procesit te para-anetaresimit. Thjesht na vendoste ne nje diference te madhe gje qe aktualisht Bashkimi Europian e ka ne kontinent vetem me Turqine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›