KZAZ numer 64 ende pa kryetar dhe pa lidhje online
Mund te shkosh disa here ne dite dhe te perplasesh para portes se mbyllur te zyres ku eshte vendosur Komisioni Zgjedhor i Administrimit te Zgjedhjeve per zonen e Sarandes. Pas momentit te pranimit te regjistrimeve te fundit brenda ores 24.00 te 28 marsit mesohet se kjo strukture funksionon me kohe te pjesshme kryesisht pasditeve. Por funksionimi me ore te reduktuara te punes nuk eshte e keqja me e madhe nderkohe qe muaji mars eshte ne diten e tij te fundit. Kjo KZAZ me numer rendor 64 eshte ende pa kryetarin e saj qe dihet se i perket subjektit PS dhe kjo eshte edhe arsyeja e voneses se marrjes se detyres nga ana e tij. Nenkryetari i KZAZ 64 Fatmir Bajrami thote se ende jane ne pritje te ardhjes se kryetarit qe as si emer nuk dihet kush do te jete pasi ai qe ishte nominuar fillimisht nuk ka pranuar. Per te treten here pritet te nderroje edhe emri i sekretarit juridik te KZAZ-se 64 ne Sarande. Pas refuzimit te detyres nga nje kandidature e pare ne kete pozicion ka nisur te sherbeje drejtori i drejtorise juridike te Bashkise se Sarandes Krenar Abazi. Por edhe ai pritet tia lere detyren nje juristi te trete per shkak te konfliktit te interesit qe perben vendosja e tij ne pozicionin e juristit te KZAZ. Mungesat e renditura ne funksionimin e ketij komisioni nuk mbarojne ketu pasi ato jane jo vetem njerezore. Nje aparat telefaksi qendron si orendi e vetme ne tryezen e punes se komisionit te vendosur ne hollin e kinoteatrit Butrinti te Sarandes qe sherben edhe si salle e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak. Anetaret e komisionit qe kane marre pergjegjesine e detyres se administrimit te zgjedhjeve te 8 majit ne zonen 64 thone se nje mungese jo me pak serioze eshte ajo e lidhjes telefonike dhe sidomos e lidhjes se internetit. Ne kushtet kur elemente te kesaj infrastrukture mungojne nuk mundesohet as me telefon dhe as online lidhja me KQZ-ne. Te gjitha lidhjet vazhdojme ti bejme me celularet personale tha nenkryetari Barjami por dokumentacioni e problematikat qe lindin nuk mund te percillen keshtu.