E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, pritet betimi i deputetëve të rinj

TIRANE- Ne seancen e sotme te Kuvendit pritet te betohen 5 deputetet e rinj, qe zevendesojne ish-deputetët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 8 majit. Aurel Bylykbashi, Kosta Barka dhe Ndriçim Babasi do të zëvendësojnë kandidatët e koalicionit të djathtë Lulzim Basha, Ardian Kollozi dhe Ferdinand Xhaferri të cilët kandidojnë përkatësisht për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Kurse per Partine Socialiste, deputetët e rinj do të jenë Arjon Muçaj dhe Ndrec Deda, të cilët do të zëvendësojnë Fatos Tushen dhe Gjok Jakun kandidatë për bashkitë e Lushnjes dhe Lezhës. Mesohet se paraprakisht Keshilli per Regulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet para fillimit të seancës plenare për të kryer procedurat formale të pranimit të deputetëve të rinj, që do të betohen më pas në sallën e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›