Shqiperia, rruga e mundimshme drejt integrimit
Ne mesazhin, qe Stefan Füle, komisioneri i BE per zgjerimin dhe fqinjesine e mire, i drejton shqiptareve sot, ne Diten e Europes, ai permend deklaraten e burrit francez te shtetit, Robert Schuman, 61 vite me pare, me 9 maj 1950, ku ai thekson se: "BE nuk do te ndertohet menjehere, ne cast", por ne menyre graduale permes nje procesi bashkepunimi te bazuar ne vlera, qellime dhe parime te perbashketa. Duke shprehur kenaqesine qe edhe Shqiperia eshte pjese e ketij procesi, Stefan Füle ne mesazhin e tij te sotem rikonfirmon zotimin per te bashkepunuar me Shqiperine per realizimin e "vizionit te Robert Schuman-it", ve ne dukje ai.
Ambasadori i delegacionit te BE ne Tirane, Ettore Sequi, thote per programin shqip te DW se Dita e Europes eshte dita e zotimeve te BE ndaj vendeve, qe aspirojne anetaresimin dhe njeherazi e ketyre vendeve ndaj BE per te arritur vlerat dhe respektuar parimet europiane. "Sot eshte ditelindja e Europes, por ne te njejten kohe eshte edhe dita e zotimeve te atyre vendeve qe aspirojne, ne fund te fundit, te behen anetare te BE. Sot eshte nje dite, kur ne europianet riafirmojme vlerat tona te perbashketa, vlerat qe ndajme mes nesh. Besoj dhe jam i sigurt qe Dita e Europes perceptohet keshtu edhe nga shqiptaret, qe aspirojne te behen pjese e BE. Procesi i integrimit eshte nje proces, qe perfshin gjithe vendin, nje proces ku BE eshte i gatshem te ndihmoje, por ne fund te fundit pergjegjesia i perket Shqiperise, shqiptareve", thote ambasadori i BE ne Tirane, Etore Sequi.
Ku eshte Shqiperia me procesin e integrimit europian ne Diten e Europes 2011?
Vetedija e pergjegjesise se shqiptareve se ecuria e procesit te integrimit europian varet ne radhe te pare nga vete ata, nuk paraqitet e njetrajtshme, por me drite dhe hije. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv ne Shqiperi i rrjetit te organizatave jo fitimprurese "Levizja Europiane"me qender ne Bruksel, thote per programim shqip te DW se nje arritje e madhe ne kete proces eshte liberalizimi i vizave: "Tashme shqiptaret jane te lire per te udhetuar pa viza ne hapesiren Schengen. Shqiptaret jane treguar shume te pergjegjshem, e kane shfrytezuar brenda rregullores se BE kete mundesi, madje jane qytetaret, qe respektojne kete rregullore me mire se vendet e tjera, se Maqedonia, Serbia, apo Bosnja, ku ka kerkesa per azil politik ne vendet e BE, nderkohe qe shqiptaret nuk jane perfshire ne nje fenomen te tille", thote Gledis Gjipali.
Por nga ana tjeter ka edhe zhvillime, qe nuk cojne perpara procesin. Keshtu kriza politike dhe mungesa e dialogut mes maxhorances dhe opozites ka bllokuar realizimin e reformave te kerkuara nga BE per te shenuar progres ne procesin e integrimit europian te Shqiperise. Cilesimi i zgjedhjeve lokale, qe u zhvilluan dje te lira, te ndershme dhe ne perputhje me standardet nderkombetare eshte nje shans me shume qe BE t'i hape Shqiperise driten e gjelber per te marre ne konsiderate aplikimin e sivjetme per statusin e vendit kandidat per anetaresim, aplikim qe nuk u pranua vitin e kaluar per shkak te krizes politike.
Klishe shqiptare lidhur me procesin e anetaresimit ne BE
Ne vetedijen e pergjegjesise se vete shqiptareve per progres, apo mbetje ne vend te procesit te integrimit europian te Shqiperise luajne rol negativ perceptime te gabuara, apo klishe lidhur me procesin e integrimit. "Ka nje iluzion te krijuar sikur BE, apo vende te vecanta te tij e duan shume Shqiperine, i duam shume shqiptaret pa ndonje baze racionale. Sipas kesaj klisheje integrimi ne BE eshte thjesht ceshtje kohe, pra kur te vije koha, ai do te ndodhe. Kjo eshte nje nga klishete me te perhapura, sipas te ciles Shqiperia i duhet Europes dhe prandaj nuk mund ta lere ate jashte."
Kjo klishe eshte pasoje e mungeses se informacionit dhe te kuptuarit te mesazhit te njohur tanime te BE, te perseritur edhe sot ne diten e Evropes se 'integrimi eshte pergjegjesi e vete shqiptareve dhe se BE do te mbaje angazhimin per ta ndihmuar dhe per ta bere pjese te tij, kur Shqiperia ta meritoje."
Ani Ruci