E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faqet në internet të islamikëve dhe e ardhmja e al Kaedës

09-05-2011 / Nga Shiraz Maher (Foreign Affairs)

Pjesëtarët e al Kaedës dhe përkrahësit reagojnë për humbjen e liderit të tyre.
Që nga momenti kur u konfirmua zyrtarisht vdekja e bin Ladenit të premten, forumet në internet i dominoi konfuzioni. Aty kishte pjesëmarrës të ndarë mes atyre që përqafonin lajmin dhe atyre që e mohonin atë. Anëtarët më stoikë kërkonin të siguroheshin që përkrahësit nuk e humbën kurajon. “Nuk po luftonim për Osamën”, ka shkruar Salmakh në forumin e Ansarit. “Ne po luftonim për Allahun. Xhihadi do të vazhdojë edhe nëse Amir (lideri) martirizohet!!” Një tjetër përdorues shtoi: “Ata që luftuan për sheikun Osama, e dinë që ai tashmë ka vdekur, por ata që luftojnë për Allahun, e dinë shumë mirë që Allahu është gjallë dhe nuk ka për të vdekur kurrë”.
Teksa anëtarët e forumit prisnin që al Kaeda të bënte deklaratë, një përdorues shpalli “Të lutem, bëni durim dhe lërini mënjanë spekulimet, derisa të vijë një konfirmin zyrtar nga vëllezërit tanë.”
Deri dje, konfirmimi i vetëm për vdekjen e bin Ladenit ka arritur vetëm nga media perëndimore – një burim i papranueshëm për xhihadistët.
Lajme të tjera erdhën nga një “jobesimtar, si burim i pakonfirmuar” dhe një përdorues ka shkruar se nuk mund “ta besonte kurrë asnjë fjalë që dilte nga gojët e tyre gënjeshtare dhe mashtruese”. Një tjetër shtoi “E kush e vret mendjen se çfarë thonë qafirët (jobesimtarët)?”
Në të vërtetë, disa forume të xhihadit vazhduan të këmbëngulnin se bin Laden ishte ende gjallë. Deri të premten, forumi al Qimmah (që është i lidhur me lëvizjen al Shabaab në Somali) ishte i mbushur me pretendime se bin Laden ishte ende gjallë.
Ithtarët e bin Ladenit kanë premtuar se do të kryejnë sulme të reja. Njëri prej tyre lajëmroi që “Një milionë bin Ladenë të tjerë kanë lindur! Dhe flamuri i xhihadit do të lartësohet. Inshallah!”
Deklaratat konfliktuale nga zyrtarë amerikanë lidhur me minutat e fundit të bin Ladenit veçse e shtuan dyshimin mes përdoruesve të forumit.
Sipas deklaratës fillestare të presidentit Barack Obama, thuhej se bin Laden ishte i armatosur. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, bin Laden nuk ishte i armatosur. Administrata gjithashtu dha edhe sugjerime të tjera që bin Laden ishte fshehur pas gruas së tij. Komentatori Ummu Amarah, duke shkruar në forumin popullor Ansar, shtoi “Kjo është çmenduri dhe një turbullirë e vërtetë ... mbase ai duhet të ndalojë së shkruari dhe së foluri për këtë lajm, derisa vëllezërit ta konfirmojnë, nëse lajmi është i vërtetë apo jo.”
Në kohën kur anëtarët e forumit po spekulonin, një përdorues që e quante veten Mujahid, shprehu zhgënjim për mungesën e informacionit: “Akoma nuk ka asnjë lajm zyrtar? Është krejt e pazakontë, historia që na thonë amerikanët nuk ka kuptim dhe asnjë fjalë zyrtare nuk ka dalë nga AQ”. Administratorët nga Ansar përsëritën këto deklarime, duke shprehur qartë që “më shumë se 48 orë kishin kaluar dhe ende asnjë deklaratë zyrtare nga media Al-Fajr (linja zyrtare e lajmeve të al Kaedës) lidhur me martirizimin e sheikut Osama bin Laden. Përkrahësit e Mujahideen po presin për deklaratën zyrtare me dorë në zemër”.
Al Kaeda më në fund konfirmoi vdekjen e bin Ladenit ditën e premte, më 6 maj, në forumet e Ansarit dhe Shumukh.
Fakti që “amerikanët kanë vrarë Osamën nuk është as i turpshëm, as i fëlliqur,” thuhet në deklaratë, duke qenë se “burrat dhe heronjtë vriten vetëm në fushën e betejës dhe çdo njeri ka një kohë të caktuar”. Ai vazhdoi të paralajmëronte që “sheiku Osama nuk krijoi ndonjë organizatë, që do të vdiste bashkë me të, as se do të merrte fund bashkë me të”.
Vonesa midis vdekjes së tij dhe deklaratës ishte e pazakontë. Në mënyrë tipike, al Kaeda u tregua e shpejtë për të publikuar vdekjen e një lideri dhe e përshëndeti atë si një martir. Më 2006 Ayman al-Zaëahiri, atëherë i dyti në komandën e al Kaedës, praktikisht kanonizoi Abu Musab al-Zarqaëi, liderin e al Kaedës në Irak, në forumet e Hesbah dhe Ikhlaas pasi u vra nga amerikanët në Irak.
Në mënyrë të ngjashme, kur Mustafa Abu al-Yazid, pretendoi të emërohej shef i financës së al Kaedës, u vra në Pakistan vitin që shkoi, al Kaeda kaloi pak kohë për ta ngritur në qiell atë. Si bin Laden, edhe Zaëahiri, që të dy dhanë lajmin zyrtar për zinë.
Al Kaeda i përdor këto deklarime për të frymëzuar një audiencë të gjerë anëtarësh – edhe rekrutësh potencialë – me rrëfenja heroizmi dhe premtimin për parajsën, nëse ata marrin pjesë në xhihad.
Edhe pse forumi i anëtarëve të xhihadit është cilësuar si mirëdashës, të dhënat në këto vitet e fundit kanë sugjeruar që janë vetëm kolltuke xhihadistësh. 
Le të marrim shembullin e Humam Khalil al-Balawi, i cili deklaroi sulmin e tmerrshëm kundër zyrtarëve të inteligjencës amerikane më 1983, duke bombarduar ambasadën amerikanë në Beirut dhe Balazi, kësisoj, u bë një hero i përdoruesve të forumit, sepse ai ishte njëri prej tyre. Edhe pse Balawi u shoqërua për një kohë të gjatë me ekstremizmin, ai ishte gjithashtu edhe një pjesëmarrësh entuziast i al Kaedës – në forumet e linkuara. Pas shumë vitesh, ai u ngrit në detyrë nga kontributor, në administrator dhe më pas u vetëvra me bombë. Rasti i tij nuk është i jashtëzakonshëm.
Al Kaeda në gadishullin arabik ka përdorur edhe forumet xhihadiste në internet për të komunikuar drejtëpërdrejt me myslimanët në perëndim, duke përdorur edhe mesazhe të shkruara për të ofruar instruksione të detajuara se si duhet përçuar xhihadi. Një anëtar i al Kaedës, Anwar al-Awlaki, urdhëroi majorin Nidal Hasan për të kryer një sulm terrorist në Fort Hood më 2009.
Padyshim, pjesëtarët e forumit jo gjithmonë bëhen vrasës me qëllim që t’i shërbejnë kauzës së xhihadit. Nga 2003 më 2005, një maroken i ri në Londër, Younis Tsouli, shpërndau faqe të sofistikuara në internet për rebelimin në Irak nën pseudonimin Irhabi 007 (terrorist 007). Para se policia britanike ta arrestonte, në tetor 2005, ai botoi një dokument me 20 faqe ku shpjegonte si bëheshin hakersat në faqet e internetit.
Kur nisën ta rrethonin polemikat për botimin, duke satirizuar profetin Muhamed, hakersat xhihadistë bombarduan sistematikisht serverat e gazetave, duke i mbingarkuar ato, që të mos hapeshin. Në një prej forumeve të al Kaedës, një pjesëtar pranoi se “Jam i sigurt që i shoh shenjat e gishtave të tij në projektet e shumta”.
Besimi në rritje i al Kaedës në forumet e internetit është i dukshëm. Nga aftësia për të edukuar simpatizantët në kampet e trajnimit, grupi i ka dhënë prioritet tejkalimit të kufijve për të radikalizuar dhe për të frymëzuar ujqërit e vetmuar. Duke qenë e pamundur të zbulohen, sulmet e tyre janë primitive, por efektive, ashtu si rasti i Hasanit që është vërtetuar. Pak orë pas vdekjes së bin Ladenit, materiali u riqarkullua duke përfshirë edhe një video që u quajt “Nxitja e besimtarëve” dhe një tjetër që i thurte lavde “Mësymjes së bekuar të Manhatanit”, një referencë nga 11 shtatori. Një anëtar i komunitetit të xhihadit, Assad al-Jihad 2 (Luani i Xhihadit 2) shpesh postonte artikuj në forumet e Ansarit dhe Shumukh në emër të al Kaedës. Pas daljes së lajmit për vdekjen e bin Ladenit, ai bëri thirrje për përdoruesit e forumit që të vlerësonin reagimet e tyre. Maxhoranca dërrmuese, më shumë se 90%, besonte se sulmet kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të rriteshin dhe se vdekja e Bin Ladenit do i jepte më shumë guxim lëvizjes.
Ndikimi i bin Ladenit do të zgjasë edhe në vitet në vijim. Ithtarët e tij u treguan të shkathët, kur përsëritën betimin e tyre për kauzën e xhihadit dhe janë betuar edhe për sulme të reja. Një kontribuues ka lajmëruar në forumi i Ansarit që “Një milionë bin Ladenë të tjerë kanë lindur! Dhe flamuri i xhihadit do të lartësohet! Inshallah”. Një tjetër, i quajtur Husain Mahmoud ka shkruar “Ne jemi një komb që ka ndërtuar një fortesë shumë të lartë me kafka të kalorësiakëve. Kur një burrë vdes në luftë, fortesa rritet edhe më shumë, më lart, duke mbetur e lartë, fisnike dhe e lartësuar!”
Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Radikalizimit kohët e fundit thirri një seminar privat për ekspertët e udhëheqjes dhe praktikuesit për të studiuar nëse al Kaeda po përjeton ndonjë rënie strategjike. Siç shprehet edhe një pjesëmarrës “Mos e nënvlerësoni aftësinë e një kërcënimi të lakueshëm për të ndikuar në dëmin e madh gjatë tatëpjetës”. Deklarata e al Kaedës ka konfirmuar që vdekja e Bin Ladenit ditën e premte sugjeron që lëvizja do të kërkojë të marrë hakun për ikjen e liderit të tyre, duke u betuar për sulme të tjera kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës që “edhe flokët e foshnjave ka për t’i kthyer në ngjyrë gri”.

Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›