Shqipëria sfidon krizën
Në një vit me krizë të thellë ekonomike globale, ekonomia e Shqipërisë u përball me sukses sipas vlerësimit të faktorëve vendas të financave, por edhe atyre ndërkombëtarë. Kështu, përballë zhvillimeve problematike në kontekstin botëror, ekonomia shqiptare, e vetmja në Evropë, ka shënuar një rritje ekonomike pozitive.
Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga INSTAT-i, rritja vjetore e Produktit të Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të tretë ishte 4.1 për qind, duke ruajtur përafërsisht të njëjtin ritëm me atë të tremujorit të parë. Sektori prodhues i ekonomisë ndikoi në rritjen vjetore të buxhetit të Shqipërisë dhe tejkalimit të krizës globale.