E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, shumë e dobët në EuropëNga 10 ndeshje që zhvilluan në total katër skuadrat shqiptare, bilanci është ky: 3 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Fitoren më të bujshme e realizoi Vllaznia, duke mundur në transfertë 2-1 Sligo Roversin, ndërk

Shqipëria e futbollit të klubeve i dha fund aventurës europiane, madje shumë shpejt, duke dëshmuar “papjekurinë” dhe varfërinë e futbollit lokal, por dhe evidentimin e një serie të gjatë problemesh, të cilat nuk duken aq të mprehta në stadiumet pa shikues të Superligës.

Tirana në Ligën e Kampioneve (turi i dytë eliminator) si dhe Dinamo (turi i parë eliminator), Vllaznia e Flamurtari në turi i dytë eliminator të Ligës së Europës, tashmë duhet të mendojnë seriozisht për përforcimet në merkato e të përgatiten për kampionatin e 71-të kombëtar të futbollit, që fillon më 23 gusht.

Gjithsesi, Vllaznia ishte e vetmja që kaloi një tur eliminator, pasi shkodranët eliminuan në turin e parë kualifikues irlandezët e Sligo Rovers, përpara se të zbërtheheshin nga austriakët e Rapidit të Vjenës në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.

LIGA E KAMPIONEVE

TIRANA

Kampionia e Shqipërisë, Tirana, u duk se do ta kishte te lehtë kundër norvegjezëve të Stabeukut, por kampionët e Norvegjisë, barazuan 1-1 në Tiranë (gol i Devi Mukës) dhe fituan 4-0 në Norvegji, duke shkatërruar ëndërrat e 24-herë kampioneve të vendit e duke dhënë një mesazh të keq për trajnerin kroat të saj, Ilija Lonçareviç. Tirana i dha fund aventurës në Ligën e Kampioneve, por problemet që janë shfaqur te rekordmenët shqiptarë janë të mprehta. 

LIGA E EUROPËS

DINAMO

Sinjalin e parë të dështimit në Europë e dha Dinamo, me eliminimin qysh në turin e parë eliminator të Ligës së Europës kundër finlandezëve të Lahit : humbi ndeshjen e parë 4-1 në Finlandë, fitoi ndeshjen e kthimit në Tiranë, 2-0 (Pape Diop 13’ e 70’). Dinamo u bë kështu skuadra e parë shqiptare që i dha lamtumirën Europës.

FLAMURTARI

Flamurtari u i rikthyer pas 13 vitesh mungesë në arenën europiane, u duk se dha një sinjal shprese pas fitores 1-0 në Vlorë me me formacionin skocez Madhëruell (gol i Stratit, Moçka priti një penallti). Por, në ndeshjen e kthimit vlonjatët humbën 8-1, duke regjistruar edhe humbjen me të thellë për një skuadër shqiptare. Flamurtari u eliminua vërtet në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, por më saktë në përballjen e parë të saj.

VLLAZNIA

Vllaznia ia doli të eliminojë irlandezët e Sligo Roversin (1-1, 3-2 rezultati i përgjitshëm) në një takim të mbërthyer nga emocione e dramë në mitikun “Loro Boriçi”, ku të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë (Sinani për Vllaznisë, O’Gradi për Sligon). Goli i talentit shkodran Ndriçim Shtupina në fundin e pjesës së parë (43’) hyri në manualin e historisë së futbollit shkodran në Europë, pasi jo vetëm që kompletoi golin e Dritan Smajlajt në ndeshjen e parë të fituar 2-1 (autogol edhe i irlandezit Kin), por formacioni kuqeblu vendosi një rekord unikal në Shqipëri, pasi është i pari që kalon një tur në debutimin e Ligës së Europës, por nga ana tjetër u kualifikua për të katërtin sezon rresht në turin e dytë të një kompeticioni europian.

Në turin e dytë eliminator gjërat për shkodranet funksionuan ndryshe, madje shumë keq. Pas humbjes 5-0 në Vjenë, Vllaznia humbi 3-0 ndeshjen e kthimit me Rapidin e Vjenës, në takimin e vlefshëm për turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, duke u eliminuar me turp nga ky kompeticion.

Në tre edicionet e fundit, ku Vllaznia ka mundur të kalojë në turin e dytë, skuadra shkodrane ka pësuar një “thes” me gola, 26 të tillë, madje pa mundur të shënojë qoftë dhe një gol të vockël

STATISTIKA

Nga 10 ndeshje që zhvilluan në total katër skuadrat shqiptare, bilanci është ky: 3 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Fitoren më të bujshme e realizoi Vllaznia, duke mundur në transfertë 2-1 Sligo Roversin, ndërkohë që Dinamo e Flamurtari fituan në shtëpi përkatësit kundër Lahtit (2-0) dhe Madhëruellit (1-0). Tirana e Vllaznia barazuan në shtëpi respektivisht kundër Stabekut (1-1) dhe Sligo Rovers (1-1). Humbjet ishin njëra me e thellë se tjetra. Vllaznia ishte e vetmja që humbi në shtëpi: 0-3 me Rapidin e Vjenës. Shkodranët humbën 5-0 në Vjenë po me Rapidin, Tirana humbi 4-0 me Stabeukun në Norvegji, Dinamo u mund 4-1 nga Lahti në Finlandë, ndërsa Flamurtari vendosi një rekord negativ me humbjen 8-1 nga Madheruelli në Skoci.

REZULTATET

Liga e Kampioneve
Turi i dytë eliminator

Tirana-Stabaek 1-1
Stabaek-Tirana 4-0
Kualifikohet Stabaek me rezultatin e përgjithshëm 5-1

Liga e Europës
Turi i parë eliminator

Lahti-Dinamo 4-1
Dinamo-Lahti 2-0
Kualifikohet Lahti me rezultatin e përgjithshëm 4-3

Sligo Rovers-Vllaznia 1-2
Vllaznia-Sligo Rovers 1-1
Kualifikohet Lahti me rezultatin e përgjithshëm 3-2

Turi i dytë eliminator

Rapidi i Vjenës-Vllaznia 5-0
Vllaznia- Rapidi i Vjenës 0-3
Kualifikohet Rapidi i Vjenës me rezultatin e përgjithshëm 8-0

Flamurtari-Madhëruell 1-0
Madhëruell- Flamurtari 8-1
Kualifikohet Madhëruell me rezultatin e përgjithshëm 8-2

E Premte, 24 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›