E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, blerja e gjashtë e ArminiasBerisha ditën e hënë do të kryejë edhe vizitën e detyrueshme mjekësore. Besarti i bindi drejtuesit e Arminias gjatë fazës përgatitore, shënoi thuajse në çdo minindeshje brenda grupit, por realizoi edhe golin

Besart Berisha është blerja e gjashtë e Arminia Bielefeld, skuadrës gjermane të Bundesligës 2. Sulmuesi kosovar mbërriti nga klubi anglez i Premier League, Burnley.

“Me lojtarin është arritur gjithçka, tashmë nga mungon vetëm akordin me klubin e tij, por unë jam tepër optimist”, - citohet drejtori sportiv i Arminia Bielefeld, Detlev Dammeier, nga Westfallen Blat. 

Berisha ditën e hënë do të kryejë edhe vizitën e detyrueshme mjekësore. Besarti i bindi drejtuesit e Arminias gjatë fazës përgatitore, shënoi thuajse në çdo minindeshje brenda grupit, por  realizoi edhe golin e vetëm në testin kundër Viktoria Pilsen (1-0).

Ndërkombëtari shqiptar (14 ndeshje, 2 gola me Kombëtaren) ka përvojë në kampionatin gjerman, pasi më parë Berisha ka luajtur për Hamburgun, ku shënoi edhe një gol kundër CSKA Moskë, në fitoren 3-2, më 6 dhjetor 2006.

Sulmuesi, 185 cm, 76 kg, konsiderohet si një nga prurjet më të mira të Arminias. “Ne shpresojmë, se sulmi ynë do të jetë akoma më përpara”, tha Dammeier.

Edhe menaxheri i 23-vjeçarit shqiptar, Henner Janzen, tha se Berisha ndihet i kënaqur te Bielefeld. Më parë me Arminian kanë luajtur edhe Fatmir Vata, Ervin Skela e Klodian Duro.

E Premte, 24 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›