Deco i vendosur të rikthehet në formë me Chelsean
Përfaqësuesi i kombëtares së Portugalisë, Deco, është zotuar se do të qëndrojë në Chelsea dhe do të kërkojë formën e tij më të mirë.
Mesfushori 31-vjeçar pati një sezon të parë të vështirë në Premier League për shkak të lëndimit dhe mosangazhimit, pavarësisht se filloi shumë mirë sezonin. "Të vija te Chelsea ishte vendimi i duhur. Jam i lumtur këtu. Klubi është i mirë, atmosfera rreth është e mirë. Më pëlqen të jem këtu. Vetëm duhet të luaj dhe të jem në formë. Të luaj dhe të jap më të mirën nga vetja për Chelsean", ka thënë Deco.