Shqiperia, sivjet ne Bienalen e Venecias
TIRANE-Në kuadrin e Bienales së 54-t të Venecias për Artin Pamor, që do të organizohet në periudhën qershor-nëntor 2011 në Venecia, Itali, Galeria Kombëtare e Arteve ka rikonfirmuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë aktivitet, duke hyrë në kontakte zyrtare me institucionin e Komitetit të Bienales së Venecias.
Pas mungesës në Bienalen e vitit 2009, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është angazhuar të ripërsërisë pjesëmarrjen e pavijonit shqiptar, (pas pjesëmarrjes zyrtare të vitit 2007), duke i caktuar rolin e koordinatorit për këtë aktivitet, institucionit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Galeria Kombëtare e Arteve njofton se ka nisur puna për këtë organizim të rëndësishëm dhe se ministri i TKRS-së ka emëruar ekipin që do të organizojë pavijonin shqiptar në këtë aktivitet. Ky ekip përbëhet nga komisioneri i emëruar, Parid Teferiçi dhe kuratori artistik, Riccardo Caldura nga Italia.
Të dy emërimet u propozuan nga Galeria Kombëtare e Arteve, në bazë të cilësive individuale dhe përvojës së tyre në këtë fushë. Komisioneri është përfaqësues ligjor i shtetit shqiptar dhe ka për detyrë të organizojë gjithë pjesën administrative të pavijonit, ndërsa kuratori do të përzgjedhë artistët që do të përfaqësojnë vendin në këtë aktivitet dhe do të evidentojë cilësitë e tyre artistike brenda kontekstit teorik të ekspozitës përfaqësuese.
Galeria Kombëtare e Arteve dëshiron të theksojë se propozimi i Caldura për pozicionin e kuratorit vjen prej cilësive të larta profesionale që ai mbart në fushën e teorisë dhe kritikës së artit. Ai mban titullin e docentit të fenomenologjisë së artit dhe të profesorit të Akademisë së Arteve të Bukura të Venecias. Në të njëjtën kohë Z. Caldura është njohës i mirë i skenës së artit bashkëkohor shqiptar dhe madje ka organizuar disa aktivitete me artistë shqiptarë, ndër të cilat duhen përmendur; ekspozita "Nuk ka si shtëpia", "Atelier Albania". Në datat 3 deri 6 shkurt 2011, Caldura do të vizitojë Tiranën për të parë nga afër punën e artistëve shqiptarë dhe zhvillimet më të reja të skenës së artit tonë pamor.
(d.b/BalkanWeb)