Bulqizë, bora bllokon 15 furgonë me pasagjerë në Qafë Buall
BULQIZË- Pesëmbëdhjetë furgona me pasagjerë janë bllokuar nga bora në vendin e quajtur Qafë Buall për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. NEWS24 raporton se po në këtë vend një tjetër automjet është i bllokuar që prej orës 01:00 . Automjeti ishte nisur nga Krasta, por për shkak të reshjeve të dëborës nuk ka mundur të bëjë më tutje. Drejtuesit e automjetit kërkojnë ndihmë nga autoritetet vendore për të dërguar borëpastruese. NEWS24 raporton se deri në orën 08: 30 minuta asnjë borëpastruese nuk ka mbërritur në Qafë Buall, ku janë të bllokuar 15 furgonat me pasagjerë.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)