E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia vendi i pare qe i mohohet statusi i kandidatit

Institucionet politike te Shqiperise do te kritikohen nga Komisioni Europian te marten 9 nentor kur te publikohen zyrtarisht progres- raportet me te fundit per shtetet e Ballkanit.

Rekomandimi final ne kete draft raport qe eshte pare nga WAZ mungon akoma dhe sipas burimeve diplomatike ne Bruksel do te shtohet vetem pak perpara miratimit perfundimtar te Komisionit per dokumentin.

Nga permbajtja e opinionit megjithate gjerat nuk duken mire per Shqiperine. Edhe pse anetaresim eventual ne BE mbetet nje qellim eshte e qarte se Komisioni nuk do te jete gati te sugjeroje nisjen e bisedimeve per anetaresim e madje as do te rekomandoje dhenien e statusit kandidat per Shqiperine.

eshtja me problematike eshte funksionimi i institucioneve demokratike te vendit. Ka nje konsensus te pergjithshem ne synimin per tu anetaresuar ne BE thuhet ne raport. por nuk eshte arritur akoma stabiliteti dhe efektshmeria e institucioneve demokratike. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojne sic duhet. Si rrjedhoje parlamenti nuk ushtron nje kontroll efektiv mbi qeverine dhe zhvillimi legjislativ eshte i dobet.

Problemi kryesor eshte mungesa e nje dialogu te rregullt mes partise ne qeverisje dhe asaj ne opozite. Dialogu politik eshte konfrontues dhe destruktiv jo vetem per shkak te ngercit politik qe pasoi zgjedhjet e qershorit 2009 paralajmeron Komisioni. Kjo demton punen parlamentare dhe pengon reformat e nevojshme te bazuar ne konsensus te cilat jane te nevojshme per integrimin e vendit ne BE.

Problemet e listuara ne raport perfshijne implementimin e legjislacionit ndikimin politik ne gjyqesor dhe administraten e dobet publike. Komisioni megjithate vlereson implementimin e mire te shumices se Marreveshjes se Stabilizim- Asociimit me BE nje hap i rendesishem pergatitur ne rrugen drejt anetaresimit.

Diplomatet e BE te kontaktuar nga AZ parashikojne se Komisioni mundet ne rastin e nje skenari me te mire te sugjeroje nje plan me kerkesa te vecanta te cilat duhen plotesuar perpara se te jepet statusi i kandidatit.

Kjo do ishte hera e pare ne shume vite qe Komisioni permbahet per te rekomanduar menjehere marrjen e statusit te kandidatit.


waz.euobserver.com / Titulli eshte redaksional

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›