E Diel, 1 Nëntor 2026

1000 euro per te kaluar kufirin pranga udherrefyesit

GJIROKASTR/ Te shtunen policia arrestoi Sabin Hoxhen. Mesohet se cdo muaj blute ndalojne 300-350 vete qe tentojne te kalojne kufirin ilegalisht

GJIROKASTR- Nje shtetas nga Gramshi eshte arrestuar ne flagrance diten e shtune teksa tentonte te kalonte ne menyre te paligjshme drejt Greqise dy persona.


Burime zyrtare te policise kane bere te ditur se ndalimi i tre shtetasve eshte bere nga sherbimet e Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme ne aksin kombetar Gjirokaster- Sarande ne vendin e quajtur Qafa e Muzines. 53-vjecari Sabin Hoxha nga Gramshi kishte marre persiper te kalonte ne menyre te paligjshme dy shtetas nga Tirana kundrejt shumes prej 1000 eurosh qe duhej te paguante secili prej te rinjve ne momentin qe do te arrinin ne Athine.


Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit- eshte vepra penale qe rendon mbi te ndersa dy klandestinet pas marrjes ne pyetje jane lene te lire.


Burime nga policia e Gjirokastres bejne te ditur se ne rastin e fundit dy te rinjte ishin nisur nga Tirana per ne Greqi per tu punesuar. Ata do te kalonin kufirin shqiptar ne vijen e gjelber ne pika te paruajtura nga policite e dy vendeve e me pas pertej kufirit pritej qe te merrnin mjete te rastit per te arritur ne destinacionin e tyre.


Por jane ndaluar ne kohe nga ana e policise ndersa ne pranga eshte vene vetem udherrefyesi qe ka marre persiper qe ti conte ne kryeqytetin grek.


Te dhenat zyrtare tregojne se per cdo muaj qe nga fillimi i ketij viti policia kufitare e Gjirokastres ka ndaluar 300-350 persona te cilet tentonin qe te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme. Shume prej tyre rezultojne qe te vijojne perpjekjet per te kaluar ne shtetin fqinj pavaresisht se mund te jene perballur me uniformat blu disa here.


Burimet bejne te ditur se shume prej tyre u duhet qe te udhetojne nga 3-7 dite per te mberritur ne destinacion megjithate nje gje e tille duket se nuk i ndal. Shumica e te ndaluarve jane te rinj si dhe persona te cilet shkojne per te gjetur pune ne shtetin fqinj teksa ne rastet e bashkimeve familjare me teper perdoren dokumentet e falsifikuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›