E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve

Share

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të emigrantëve për frymë. Kjo gjë konfirmohet nga ana e François Crépeau, raportues I OKB-së.

Sipas të dhënave të kësaj të fundit, nga 3.4 milionë banorë që ka Shqipëria, 1 milionë prej tyre kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Për këtë arsye, François Crépeau do të vizitojë Tiranën në një mision special, për të identifikuar dhe hartuar një regjistër të saktë për emigracionin. Gjë që, realisht Shqipëria nuk e ka. Asnjë e dhënë zyrtare nuk furnizohet për emigrantët tanë jashtë vendit, të cilët realisht kanë ngelur jashtë të gjitha zhvillimeve në vend: as nuk votojnë, as nuk zgjidhen, as nuk zgjedhin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›