E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria vlerësohet për konkurueshmërinë në turizëm

09-03-2013 / Gazeta 55

Raporti i Forumi Ekonomik Botëror e rendit në 77 nga 140 vende

Edhe për këtë vit Shqipëria vlerësohet për nivelin e konkurueshmërisë në sektorin e turizmit.
Sipas raportit më të fundit të Forumi Ekonomik Botëror mbi indeksin e konkurueshmërisë së turizmit, vendi ynë ruan të njëjtin nivel vlerësimi krahasuar me vitin 2011 me 4 pikë nga 6 maksimalisht duke u renditur në vendin e 77 nga 140 vende botërore të marra në studim. Vihet re një rritje e indeksit krahasuar me vitin 2009.
Përsa i përket kuadrit rregullator mbi turizmin Shqipëria renditet në një nivel edhe më të lartë në vendin e 63 me 4,6 pikë. Ekspertët e Forumit Ekonomik Botëror në këtë studim veçojnë faktin se qeveria shqiptare i ka dhënë një prioritet zhvillimit të sektorit të turizmit. Me këtë tregues vendi ynë renditet i 59 nga të 140 vendet. Një nga këto prioritete është edhe ulja e taksave ndaj biznesit turistik. Kjo reflektohet në zërin “shtrirja dhe efekti i taksave”, ku raporti e çon Shqipërinë në vendin e 40. Edhe çmimi i hoteleve mbetet konkurrues. Të tjerë tregues të rëndësishëm që përcaktojnë zhvillimin e sektorit turistik shihen nga raporti ende problematikë siç janë infrastruktura e transportit ajror dhe rrugor, telekomunikacionit, si dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore.
Nga viti 2005 deri në vitin 2011, vihet re një rritje e numrit të turistëve deri në 3 milionë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›