Shqipëria voton për të zgjedhur drejtuesit vendorë
kuti_votimi_475984051.jpg)
3166279 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t`i drejtohen 4882 qendrave të votimit në të gjithë vendin për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë.
Qendrat e votimit në të gjithë vendin do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit deri në orën 19:00 dhe në votime kanë të drejtën që të marrin pjesë të gjithë shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe ata që mbushin këtë moshë më 8 maj kanë të drejtë të votojnë.
Për të votuar, duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi, kartë identiteti dhe pasaportë (edhe jo biometrike, nëse nuk i ka mbaruar afati).
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe një koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti.
Zgjedhjet do të monitorohen nga rreth 500 vëzhgues të huaj dhe 4 mijë vëzhgues vendorë
Ndërkohë infrastruktura zgjedhore është gati në të gjithë vendin, ndërsa Policia e Shtetit njofton se ka marrë të gjitha masat për vijimin e qetë dhe pa incidente të procesit zgjedhor gjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë vendin.
Ndërkombëtarët dhe ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë kanë apeluar për mbajten e një procesi zgjedhor të lirë dhe sipas standarteve europiane.