E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha: Rama ka kompleksin e Edipit, urren babain. Nipat më frymëzojnë për katërvjeçarin e ardhshëm (VIDEO)

gjyshi me antiplumbBerishës i djeg: Rama mashtron kur premton legalizimet. Po mbjell urrejtje ndaj të pasurve

Fakti që Edi Rama po realizon disa nga takimet më të suksesshme të fushatës në zonat informale rreth Tiranës dhe Durrësit nuk është kapërdirë lehtë nga kryeministri Sali Berisha.

Ditën e hënë ai e ka rezervuar për të shkuar në disa nga këto zona, nga Sukthi, në Vorë e në Paskuqan.

Në Sukth, Berisha deklaroi se Rama mashtron kur premton legalizimet.

Shoku i autobusit ju thotë fermerëve se ai do të bëjë legalizimin, paçka se në Rrashbull, kur pyeti një banor nga ke ardhur dhe ai iu përgjigj nga Mirdita, i tha shko në male, se atje e keni vendin. Ai ka marrë përsipër rolin e Nastradinit, në autobusin mavi. Të tjerëve u thotë se edhe Enveri të ngrihet nga varri, ju nuk do të lëvizni, por në Rrashbull u tha toka nuk është e juaja, shkoni nga keni ardhur, tha Berisha.

Kurse në Vorë, kryeministri Sali Berisha tha se Rama po mbjell urrejtje ndaj të pasurve.

Shoku i autobusit na pengoi 1 vit por më në fund u dorëzua, ne do marrim statusin, do hapim negociatat me BE, do bëjmë gjithçka për të liberalizuar vizat me SHBA. Do bëjmë çdo gjë për punësimin e 250 mijë shqiptarëve. Shoku i autobusit ju premtoi qytetarëve se kur të vijë në pushtet do heqë taksat mbi makinerinë, i them shko tek dogana moderne që ndërtuam dhe do shikosh se që nga 1 maji bizneset nuk paguajnë më asnjë taksë për makineritë. Ne i bëjmë realitet premtimet tona, tha Berisha.

Premton se do ulë taksat për 95% të shqiptarëve, në çdo vend të lirë të botës ekonomia nuk zhvillohet nga sipër-poshtë, por është klasa e mesme ajo që gjeneron mbi 90% të të ardhurave në çdo vend, ti përpiqesh të mbjellësh urrejtjen klasore ndaj të pasurve, vijoi kryeministri.

Ndërkohë në Paskuqan Berisha iu përgjigj deklaratave të Ramës se ai është një gjysh që duhet të dalë në pension.

Zoti Rama, jeta jote personale nuk do jetë ndonjëherë axhendë e imja. Axhendë e imja do jenë problemet e këtyre qytetarëve shqiptarë, punësimi i tyre, rrogat e tyre, pensionet e tyre.

Por ti që ke bërë vitet e jetës sime, axhendë elektorale, dy fjalë ti them. Vitet e mia janë krenaria e jetës sime. Janë bekimi i Zotit. Nipërit e mbesat e mia janë gurra e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm. Kur unë i shoh ata, frymëzohem dy herë më shumë për të punuar më shumë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Në mungesë totale edukate mendon se mund të qortosh tjetrin për vitet e tij.

Së dyti, por këtu do ti bie shkurt. Mos harro se unë jam mjek dhe nuk kam dashur kurrë të merrem me problemet, por një gjë të them: në fëmijëri ke vuajtur nga kompleksi i Edipit, këtë e di gjithë Shqipëria. Ky kompleks është i rrallë, i urrejtjes ndaj babait. Tani që je baba nuk duhet të shpallësh shprehjen e këtij kompleksi. Edhe në dokumentarin e kujtimeve të vegjëlisë, babai mungonte, ai nuk ekzistonte në dokumentar. Këto gjëra intime të jetës tënde nuk mund ti shprehësh për baballarët dhe gjyshërit e tjerë, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›