E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipja standarde, si dhe pse?

Share

Nga Namir Lapardhaja*

Debati rreth drejtshkrimit, gjuhës standarde dhe nevojës së rishikimit të disa trajtave gramatikore është prezent në opinionin publik shqiptar në mënyrë ciklike në këto 20 vitet e fundit, ashtu si debati rreth historisë, personazheve të saj dhe qëndrimit që duhet të mbajmë sot rreth tyre, edhe pse, duke qenë dy fusha të ndryshme, diskutimi, po ashtu, duhet të ketë dy qasje të ndryshme.

Problemi në të dy këto tema është kur shtrohen nga profanë apo edhe nga gjuhëtarë që shohin arsye jashtëgjuhësore ose jashtë interesit publik në gjithë këtë diskutim normal për fushat përkatëse.

Që në fillim të këtij shkrimi duhet thënë se gjuha shqipe e njësuar (standarde) ka qenë një ëndërr e hershme e të gjithë shqiptarëve, e cila, ndonëse u realizuar mjaft vonë, i ka shërbyer dhe po i shërben edhe me tej kulturës kombëtare dhe popullit tonë.

Çfarë është gjuha standarde?

Teorikisht problemi është shumë më i thjeshtë dhe me i lehtë sesa paraqitet në shkrimet e bëra për këtë temë: dialekt = me gjuhën e një krahine së bashku; gjuha = tërësia e dialekteve dhe e varianteve gjuhësore të mbarë një populli (= kombi). Ky është tregues i qartë se nevoja për një gjuhë të përbashkët e të njësuar, të njëjtë e të vetme për të gjithë kombin është më e madhe në periudha të krijimit të unitetit kombëtar e shtetëror, kur krijohen kombet dhe shtetet përkatëse.

Kompetencë e kujt është standardizimi i gjuhës?

Me përjashtim të një periudhe 15-vjeçare (1924-1939) të qeverisë së Ahmet Zogut dhe të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore (1944- e deri sot), në Shqipëri nuk ka pasur një shtet shqiptar, një administratë shtetërore që, ashtu si kudo në botë, të merrte në dorë krijimin e një gjuhe letrare zyrtare të njësuar dhe të vetme për të gjithë shqiptarët.

Kështu që krijimi i gjuhës së standardizuar shqipe, nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, do të bëhej vetëm në një kohë kur shteti shqiptar do të ishte i gatshëm dhe do të kishte gjithë aftësitë dhe potencialet e duhura intelektuale për ta bërë një gjë të tillë.

Mund të themi se teorikisht çdo dialekt mund të bëhet gjuhë letrare zyrtare në qoftë se i jepet mbështetja shoqërore e shtetërore. Kështu ka ndodhur kudo: anglishtja standarde është ngritur mbi bazën e dialektit west-sakson, në Itali mbi bazën e varietetit gjeografik të Firences, që përkonte me realizimin në të të veprave të Dante Aligerit, varieteti standard i frëngjishtes, gjithashtu, është ngritur mbi bazën e langue doui, duke iu imponuar normat e Ile de France-ës. Dhe të mos harrojmë se në Francë modeli i varietetit gjuhësor të frëngjishtes së Ile de France-s u është imponuar jo vetëm francezëve që flisnin në varietet tjetër, atë të langue doc, por edhe një gjuhe të tërë siç është oksitanishtja. Edhe sot atje rreth 18 milonë oksitanë, banorë të 32 departimenteve të shtetit francez, vijojnë të kërkojnë njohjen e gjuhës së tyre.

Faik Konica rreth standardizimit të gjuhës shqipe:

Një nga çështjet më të rënda të literaturës shqipe është pa fjalë çështja e themelimit të një gjuhe letrare. Kemi nëntë vjet që shënuam këtu nevojën e atij themelimi, kemi nëntë vjet që duke trajtuar Albanien si një urë për të bashkuar gegët e toskët, të cilët gjer atëhere ishin si vendasit e dy ishujve të palidhur bashkë me avullore, gatitëm udhën e atij themelimi aq të nevojshëm sa pa të nuk do të quhet kurrë komb i vërtetë populli ynë. Ca zaptie, ca alkolikë, ca kafshë armiq të amëshuar të çdo përparimi, të cilët e marrin kufirin e mendjes së tyre për kufirin e botës, nuk e kanë pëlqyer kurrë këtë qëllim tonin. Vërtetë është më e lehtë të pijë raki njeriu, të pështyjë të shara se të përpiqet të kuptojë, po këtu kuptimi sështë i vështirë. A ka punë më të kulluar e më të kuptueshme se kjo?

Gjer më sot shqiptarët nuk kanë njohur si jetë të përbashkme përveç jetën e katundit a të qytetit, prandaj cilido ka qenë i kënaqur me dialektin e rretheve ku rronte. Sot shqiptarët zunë të rrojnë një jetë më të gjerë, jetën kombëtare. Ky zgjerim i madh në jetë na shtrëngon të zgjerojmë edhe gjuhën. Ky trup i ri kombi ka nevojë për një organ të ri. Si do ta ndiejë shqiptari i Pejës se është nga një komb me shqiptarin e Filatit po të mos jetë një gjuhë e përbashkme. Secilido që ka ca derhem tru në kokë e kupton se më e madhja nevojë që këmi sot ne shqiptarët është për një gjuhë të përbashkme letrare. Sot librat që shtypen shyjnë në punë perveç në qytet të autorit. Kuptohet vetiu se për shqiptarët sidomos të paditur është një lodër të kuptojnë a të shkruajnë çdo dialekt qoftë; duhet të vihemi në rolin e shqiptarëve të mirë, po të paditur, në vesh të të cileve ai më i vogli ndryshim nga dialekti i tyre tingëllon si një gjë e huaj dhe e pakuptueshme . Si të marrim vesh atëherë një shqipe që ndryshon në çdo libër?

Po le të themelojmë një gjuhë të përbashkme , me të cilën mund të shkruhen gjithë librat dhe njeriu më i pagdhendur duke parë kudo dhe kurdoherë çdo fjalë të shkruar me një fytyrë gjëra të thëna me një mënyrë do të kuptojë e do të këndojë me gaz se veshi do ti mësohet në pak kohë. Si duhet bërë , pra që të krijojmë edhe ne një gjuhë letrare të përbashkme? Në shumë vise ndodhi që ca shkrimtarë të mëdhenj, duke i dhënë dialektit të tyre një shkëlqim të madh e ngritën më sipër se dialektet e tjerë dhe me kohë dialekti i tyre u njoh a po të themi ndryshe mbretëroi si gjuha e përbashkme e vendit. Po ne skemi oborr dhe koha na mungon për të lënë dialektet që të rriten gjersa më në fund dialekti më i zoti, i zgjedhur natyrisht, të dalë më sipër se të tjerët e të mbretërojë si gjuha e përgjithshme e Shqipërisë. Këtu si për abece e për ortografi jemi të shtrënguar të vemi shpejt, duke bërë me të marrë vesh atë punë që koha do ta bënte më mirë se ne sikur të prisnim dot. (F. Konica, Albania, Bruxelles, 1897, I, Nr. 10, f. 173-174).

A na duhet standardizimi i gjuhës?

Pa mëdyshjen më të vogël mund të themi se na nevojitet standardizimi i gjuhës dhe vënia e normave të gjuhës sonë letrare, standardizim, i cili, do të na shërbejë si një hallkë përbashkuese, dhe jo ndarëse, si mjet themelor njohës dhe kumtues e kulturëbërës, do të na shërbejë si një tregues qytetërues dhe modern. Pra, të gjithë njerëzit e një kombi, me të gjitha pasuritë dhe vlerat e tyre gjuhësore dhe etnokulturore, përbashkohen dhe flasin një gjuhë zyrtare, të standardizuar, në punë, në shkollë, në media, në atë vizive dhe të shkruar, dhe mund të flasin një dialekt të kësaj gjuhe zyrtare, i cili patjetër është një vlerë e madhe në pasurimin e fondit të një gjuhe.

Fakti që gjuha dhe normat e saj janë mjete shprehëse zyrtare dhe shtetërore, dhe jo fenomene baritore, ne jemi të detyruar, jo vetëm ta zbatojmë, por, dhe tua mësojmë atë fëmijëve tanë nëse duam ti kulturojmë dhe ti qytetërojmë. Standardizimi i gjuhës nuk është diçka e mëvetësishme vetëm e gjuhës sonë shqipe, por, ashtu si e kam përmendur edhe më lart, është një proces që kryhet në çdo gju

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›