E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Së pari veriu, pastaj dialogu

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, pas takimit që pati sot me ndërmjetësin evropian, Robert Cooper, deklaroi se Qeveria e Serbisë nuk ndryshon qëndrimin, sipas të cilit dialogu me Kosovën rreth telekomunikacionit dhe çështjeve të tjera nuk do të vazhdojë para se të zgjidhet problemi i veriut të Kosovës. 

Bogdanoviç ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe serbët e Kosovës kërkojnë hetim të paanshëm rreth asaj se kush është fajtor për konfliktin në Jarinje, më 27 shtator, duke shtuar se kushdo që të dalë i tillë duhet të përgjigjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›