E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiponja” superheroi i shqiptarëve

Nëse amerikanët kanë superheronjtë e tyre si Batman apo Superman, tashmë edhe shqiptarët e kanë një të tillë. Ai quhet “Shqiponja” dhe do të luftojë kundër të gjithë armiqve tëshqiptarëve. Ai është krijim i artistit shqiptar nga Kosova, Gani Sunduri, i cili thotë se ka ardhur koha që edhe shqiptarët të kenë heroin e tyre.
 

“Nëse Amerika e konsideron heroin e tyre Batmanin apo Supermenin thashë pse edhe ne të mos kemi një superhero tonin që të mundemi dhe ne të krenohemi me të.”- shprehet artisti. I veshur nga koka tek këmbët me ngjyrë të kuqe, me një maskë që i mbulon sytë dhe i fsheh identitetin, “Shqiponja” është gati të sfidojë Batman dhe Superman. Ai është i vendosur të mbrojë të dobëtit edhe pa mbështetjen e superfuqive të mëdha.

Disa media lokale në Kosovë kanë spekuluar se “Shqiponja” mund të ketë një axhendë kombëtare në luftën e tij kundër krimit, por artisti Sunduri, i cili është gjithashtu dhe kryetari i shoqatës së artistëve të librave vizatimorë thekson se historitë e tij nuk janë aspak të motivuara politikisht.

Veç kësaj ai shpjegon se “Shqiponja” nuk po tenton as të zëvendësojë misionin e OKB-së, KFOR. Të gjithë të apasionuarit e librave vizatimorë do të mund ta blejnë botimin e parë të “Shqiponjës” në fund të korrikut.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›