Piktori Azem Kucana ne ekspoziten Colors

Artisti, Azem Kuçana ka çelur ekspozitën e tij personale me titull “Colors” në Galerin FAP të Universitetit të Arteve. Në 150 punime piktori ka përdorur teknika të ndryshme. Refleksionet dhe ndjesitë e tij janë të ndara ne dy pjesë në krijimet e inspiruara nga natyra shqiptare dhe ato në Gjermani.
Një vend të veçantë në këtë ekspozitë i ka dedikuar vendlindjes së tij Tropojës të parë në katër stinët.
Por siç do artist edhe ai ka një stinë të preferuar dhe ajo është vjeshta.
Ekspozita pasqyron krijmtarinë e tij të realizuar ndër vite, por një gjë është e sigurtë se në këto punime artisti të fton në një mori ngjyrash plotë dritë.