Shqiponjat 212 kapje ne flagrance brenda 6 muajve

Gjashtë muaj pas krijimit, reparti Shqiponja i Policisë së Tiranës, e ka merituar titullin elitë. Janë 212 kapje në flagrancë të kryera prej 21 dhjetorit kur dolën dhe autopatrullat e para në shërbim, dhe në 8 raste ndërhyrjet kanë parandaluar situate të rënda kriminale duke prangosur persona të armatosur.
Gjashtë muaj më parë në Policinë e Tiranës, u rikthyen si strukturë me një konceptim të ri autopatrullat Shqiponja.
Nga 21 dhjetori kur doli patrulla e parë Shqiponja në shërbim, nga 4 të tilla që ka çdo turn, kanë realizuar 212 kapje në flagrancë.
Në 8 raste janë parandaluar ngjarje të rënda kriminale, kur këta efektiv kanë kapur persona me armë.
Por për të qenë një repart elitë nuk mjafton vetëm përzgjedhja e më të mirëve nga komisariatet…, nevojiten dhe pajimet më të mira.
Dita e shërbimit fillon me instruktazhin, që nis nga uniforma deri tek udhëzimet për veprimet në terren
Territori brenda perimetrit të Unazës së Vogël është më problematiku dhe më I gjithëllojshmi, por motoja e tyre “ne do të zbatojmë ligtjin dhe kush e shkel do të përballet me forcën e ligjit”, është besimi që do I çoi larg Shqiponjat e policisë së Tiranës.