E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH gjen shkelje ne bashkine e Durresit dhe Sarandes

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori dy zv/kryetarë të Bashkisë Durrës, dhe 9 punonjës të këtij institucioni. Sipas KLSH-së, në Bashkinë e Durrësit janë konstatuar shkelje në zbatimin e procedurave të prokurimit në rikonstruksionin e Bulevardit kryesor “Dyrrah”, dhe prokurimin “Gjelbërimi në qytet”. Sipas KLSH-së, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto shkelje është 19,327,868 lekë në rikonstruksionin e Bulevardit dhe 7,084,896 lekë në gjelbërimin e qytetit.
Gjithashtu, nga auditimi, KLSH bën të ditur se ka konstatuar shkelje të akteve ligjore në fuqi për llogaritjen dhe arkëtimin e taksave vendore, duke i shkaktuar të ardhura të munguara Buxhetit të Bashkisë në vlerën 110,952,000 lekë.

Gjithashtu KLSH vendosi të kallëzojë në Prokurori dhe ish Kryetarin e Bashkisë Sarandë Edmond Gjoka I cili akuzohet se vitet 2006-2011, nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë(KRRT) Sarandë, brenda vijës kufizuese të qendrës së qytetit janë dhënë 129 leje ndërtimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›