E Diel, 1 Nëntor 2026

Surpriza e Uimbëlldonit, fiton turneun francezja Bartoli

Tenistja franceze Marion Bartoli ka bërë surprizën më të bukur në botën e sportit për vitn 2013, duke fituar titullin e saj të parë në Uimbëlldon, pasi mundi në finale gjermanen Sabine Lisicki, me rezultatin 6-1, 6-4, në 1 orë e 21 minuta lojë. 

Bartoli bëhet tenistja e parë franceze që fiton këtë turne që pas Amelie Mauresmo, e cila për herë të fundit e ka fituar turneun anglez në vitin 2006. Pasi mori trofeun në duar, Marion Bartoli tha: “E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 6 vjeç.” Ajo ngushëlloi edhe kundërshtaren e saj: “E di çfarë ndjen në këto momente, pasi e kam kaluar vetë. Por, jam e sigurtë që do të arrish sërish në finale dhe një ditë do e fitosh Uimbëlldonin.” 

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›