E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptarë, derra, të fëlliqur”, edukatorja italiane rrihte dhe ofendonte fëmijët

Fazano, 9 prill, NOA – “Shqiptarë, derra, të fëlliqur, qelbeni erë, injorantë, më bëni për të vjellë” …

Këto kanë qenë vetëm disa nga fyerjet ekstreme që një edukatore italiane u thërriste fëmijëve të mitur të kopshtit “Barsento”, në Città della Selva, provinca e Fazanos në Brindizi.

Lajmi tronditës raportohet nga mediat italiane, të cilat me nota kritike paraqesin torturat dhe keqtrajtimet që edukatorja bashkëkombase e tyre, u bënte të miturve, mes të cilëve ishin mjaft shqiptarë, bij emigrantësh që jetojnë në këtë zonë të Italisë prej vitesh.

Menjëherë, prokuroria e Brindizit ka nisur një proces serioz hetimor ndaj saj, nisur nga një kallëzim penal që mbërriti fillimisht nga prindërit e një fëmije të kopshtit.

Më tej, hetuesit, vendosën që ta përgjonin edukatoren e akuzuar prej tyre, duke i vënë kamera.

Ata mbetën të çuditur kur panë përmes saj sesi vërtet edukatorja i keqtrajtonte fëmijët e kopshtit duke u ulëritur si e çmendur “Më keni mërzitur jetën, injorantë, derra” etj.

Madje kamera pa sesi ajo e mori dhe e rrahu keq me shkop një fëmijë 3-vjeçar, pasi e qortoi dhe e poshtëroi me epitete fyese, duke e tërhequr më pas nga veshët dhe duke e vënë të qëndronte në këmbë një cep të klasës.

Por mes të tjerash, ndër akuzat e mundshme kundër edukatores italiane, është edhe ajo për vjedhje pasi dyshohet se ajo mund të ketë marrë ushqimin e caktuar për fëmijët, fshehurazi përditë në çantë duke e çuar në shtëpi ….

n.e/NOA

Lajme të ngjashmeDyshime për një shqiptar të masakruar në ItaliShqiptarët e Malit të Zi në tubime: Jemi shqiptarë, flasim shqipUSAID e Mjaft, mbledhin të rinjtë dhe ish-Presidentin Moisiu për marrëdhëniet me SerbinëZbulohet rrjeti i drogës, trafikonin kokainë me bidona vaji palmash Vidhet kisha e Bularatit në Gjirokastër, mister autori Lidhje: derra, edukatorja italiane, femijet, shqiptarë, të fëlliqur

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›