E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj Fuqi goditese kultivimit te bimeve narkotike Lazarati e Shkodra ende problem

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj

Gjirokaster 8 prill 2011 NOA- Gjate dites se sotme ne qytetin e Gjirokastres u zhvillua nje takim me teme Lufta kunder kultivimit te bimeve narkotike ku ishte i pranishem Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj.

Gjate fjales se tij Burgaj e konsideroi si mjaft te rendesishem kete takim pasi vete pjesemarrja dhe niveli i perfaqesimit tregon vleresimin  ndjeshmerine dhe vendosmerine qe kemi te gjithe ne ne luften kunder  kultivimit te bimeve narkotike.

Ai e cilesoi vitin 2010 si nje vit te suksesshem ne drejtim te parandalimit zbulimit dhe goditjes se fenomenit te kultivimit te bimeve narkotike.

Ky nuk eshte nje konstatim por nje realitet tashme i pranuar dhe i nenvizuar nga institucionet me prestigjioze nderkombetare qe monitorojne dhe perpilojne raportet per Shqiperine. Vendosmerine dhe vullnetin e Policise se Shtetit per tolerance zero ndaj ketij fenomeni e tregon fakti qe ne vitin 2010 kultivimi i bimeve narkotike u ul me 80 ne krahasim me vitin 2009 dhe fuqia goditese u rrit me 60 raste dhe 79 persona te proceduar penalisht u shpreh Burgaj.

Me tej ai shtoi se motoja e policise per kete vit do te jete me mire te parandalosh se sa te denosh me qellim qe te mos kete te denuar me pas jo vetem ne Lazarat por ne te gjithe Shqiperine ku kane mbetur vetem dy vatra ne zonat e thella malore ne Shkoder dhe ne oborret e disa banesave ne Lazarat.

Nderkaq ai shtoi se Lufta me tolerance zero kunder cdo lloj veprimtarie kriminale e ne vecanti ndaj krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme perfshire ketu edhe parandalimin e goditjen e kultivimit te bimeve narkotike eshte objektiv i reformave te thella dhe te gjithanshme ne planin strukturor e profesional qe ka ndermarre Policia e Shtetit.

Burgaj theksoi se ketij bashkepunimi do i sherbeje dhe monitorimi nga ajri qe partneret kane ofruar ne kuader te operacioneve antikanabis.

Dashnor Aliko kryetari i komunes se Lazaratit u shpreh se asnje banor i ketij fshati sdo te kultivoje me bime narkotike pasi ketij fenomeni i ka ardhur fundi.

Te pranishem ne kete takim ishin Nenkryetari i Parlamentit te Shqiperise Vangjel Tavo Ministri i Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Genc Ruli Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj drejtuesit e misioneve nderkombetare ICITAP dhe PAMECA III perfaqesues nga OSBE dhe Ambasada Franceze perfaqesues nga pushteti lokal shoqeria civile etj.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjeantikanabis Dasnor Aliko Lufta kunder kultivimit te bimeve narkotike

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›