E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarë, injorojeni skotën e pushtetit

Niqifor Doda/qytetar 

-Mbrëmë “u grinda” me fëmijët e mi që studiuan dhe studiojnë jashtë shtetit në lidhje me nivelin e arsimit në Shqipëri. Por si mund të mbrohesha me pamjet e shkollave në fshatrat e Kavajës Blu që të kujtonin tendat provizore të dhënies së shërbimit minimal mjekësor nga Mjekët pa Kufi në shtetet e Afrikës? ǒti them Saliut për Shqipërinë e tij më të përparuar se Gjermania, Franca dhe Zvicra?

Mbrëmë urgjenca e spitalit publik të Sarandës nuk kishte gjilpëra për të marrë gjak për analiza një të sëmuri që shuhej. Mjeku i shërbimit dërgoi familjarin e të sëmurit t’i blinte ato në farmaci!!!

Në Ksamil të Sarandës ndërtimi i paligjshëm përgjatë natës është bërë i ligjshëm me çmim votën blu, në Liqenin e Thatë në Tiranë, policia, mbas denoncimit në nr. tel. 129 të përgjigjet se subjekti ka leje për të ndërtuar pas orës 23.00. Pinjollë të Saliut si z. F. Mediu (nuk është anti-ideologjike kjo që them) flet për biznes pa taksa, në një kohë që një miku im me një depo magazinimi, për 18 ditë në 2012-ën në një nga bashkitë e Tiranës, pa arritur të shesë një gjilpërë, iu desh të paguajë 464000 lekë të reja taksë vendore. 

Të nderuar bashkatdhetarë, pjesëmarrja në zgjedhje nuk është e detyrueshme, por është një obligim për t’i dhënë fund menaxhimit të Shqipërisë nga rajonalizmi, nepotizmi dhe familjarizmi. Shqipëria nuk është Pashallëk, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve dhe përfaqësues të të gjithë shqiptarëve duhet ta menaxhojnë atë.  Kërcënimet, djegiet, shantazhet, PD-ja i filloi, për pak (do të më kujtoni) do të fillojë përgjakja e zgjedhjeve, kronika e zezë do të lulëzojë, Shqipëria do të ketë  Martin Luther King-ët e vet. Më vjen turp t’iu them miqve të mi të huaj se ne, për pak kohë do të jemi bashkëfamiljarë në Europë. Me çfarë atributesh? 

Ju të nderuar të rinj demokratë, të punësuar dhe të papunë, duajeni Partinë Demokratike, por mos i vrisni ëndrrat tuaja të bukura, duke besuar përrallat e Saliut; politika e tij është një prostitutë luksi me kosto të lartë.  Shqiptarë të nderuar, monarku ynë deklaroi  se do ta bëjë Shqipërinë Amerikë, por harron se shqiptari vazhdon të jetojë se nuk vdes dot, se dhe vdekja ka kosto të lartë.  Më vjen shumë keq për deklaratën e të respektuarit z. P. Zogaj se Saliu është një udhëheqës karizmatik. Por do t’i kujtoja z. Preç se karizmatik quhet një njeri që KARIS (???????) – i dhuron diçka dikujt, jo që i merr dhe i privon të drejtat elementare. Z. Preç, nuk mund të thuash se Saliu ndërtoi:  prish shtëpi dhe ndërto kasolle, nuk është ndërtim. Nuk e di në do t’i thoje këto jashtë një fushate elektorale dhe pa interesa politike.  Bashkatdhetarë të dashur, injoroni Fevziun, Çanin, Zhejin, Shehun dhe Çimin dhe lejoni zemrën tuaj të flasë. Të gjithë ata nga diku i marrin ose do t’i marrin paratë.  Mos u mashtroni nga klithmat e pashprese të z. Çani në emisionin e Zhejit për të votuar Sali Berishën. Tregojuni vendin dhe votoni për atë që ju mbush shpirtin, që ju jep shpresë, që ju hap horizonte...Në fund të fundit që ju lejon të jetoni dhe të vdisni me nder si shqiptarë. Le të bëjmë rotacionin.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›