“Shqiptarë mos u tregoni si dele, reagoni!”- Protestuesi para Kryeministrisë thirrje: Ngrini kokat, vazhdoni revolucionin! Po i dhunojnë njerëzit edhe kur dalin të blejnë bukë
Një protestues para Kryeministrisë u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve të vijojnë reagimin, duke kërkuar që të mos lejojnë persona të tjerë të marrin drejtimin e protestës.
“Shqiptarë, studentë, ngrini kokat, mos u bëni dele! Vazhdoni, bëni revolucionin siç ju ka hije, mos merrni shembull njerëz të tillë që kanë fituar dhe vjedhur nga taksat tuaja”, u shpreh ai për News24.
“Ka njerëz që po vdesin për bukë sot, a është normale kjo? Pse dal unë në protestë? Që fëmijët e mi të jenë të lumtur, jo vetëm të mitë, por edhe ata të njerëzve që kanë qenë me Edi Ramën, sepse edhe ata janë njerëz”, deklaroi ai.
Duke folur për ndërhyrjen e policisë gjatë protestave, ai cilësoi reagimin e efektivëve të dhunshëm.
“Policia, me këto lekë që morën, janë njerëzit më të lumtur. Tani do të rrahin sa të kenë mundësi. Nuk e di nëse marrin bonus nëse kapin protestuesit, por 100% po. Si mund ta kapësh njeriun që shkon të blejë bukë, ta kapësh, ta rrahësh e ta torturosh? ”, tha ai.
Protestuesi: Shqiptarë, studentë, nuk duhet të tregoheni më si dele. Duhet të ngriheni dhe jo të uleni këtu te Kryeministria dhe të rrini. Protestuesit duhet të ngrihen, duhet reagim, duhet të marrin masa drastike, sepse tani e kemi parë që ka shumë civilë që drejtojnë protestën.
Shqiptarë, studentë, ngrini kokat, mos u bëni dele! Vazhdoni, bëni revolucionin siç ju ka hije, mos merrni shembull njerëz të tillë që kanë fituar dhe vjedhur nga taksat tuaja. Ka njerëz që po vdesin për bukë sot, a është normale kjo? Pse dal unë në protestë? Që fëmijët e mi të jenë të lumtur, jo vetëm të mitë, por edhe ata të njerëzve që kanë qenë me Edi Ramën, sepse edhe ata janë njerëz. Njerëzit duhet të shohin për të ardhmen. Këtu nuk ka as kushtet më minimale. Unë nuk po them për kushtet minimale, por nesër dua që fëmija im të jetë i lumtur, të ketë mundësi të flasë për çdo gjë.
Shqipëria është në skamje. Ky premton shkolla pa pagesë, por kjo është gjëja më minimale. Si mund t’i premtosh ti shkollat pa pagesë? Këtë duhet ta plotësosh. Ky nuk është premtim. Për universitetet, për çdo gjë. Për reagimin e policisë, them që janë shumë të dhunshëm. E kam vuajtur edhe vetë një konflikt. Por dua të them që policia, me këto lekë që morën, janë njerëzit më të lumtur. Tani do të rrahin sa të kenë mundësi. Nuk e di nëse marrin bonus nëse kapin protestuesit, por 100% po.
Si mund ta kapësh njeriun që shkon të blejë bukë, ta kapësh, ta rrahësh e ta torturosh? Po t’i pyesësh njerëzit këtu, që janë protestues të vërtetë dhe dalin sepse e ndiejnë dhimbjen në zemër, e di që secili do të ketë diçka më të veçantë se tjetri. U them edhe një herë studentëve, mos rrini këtu, mos dëgjoni patronazhistët, civilët e maskuar, sepse bëhen dhjetë vetë, dalin dhe udhëheqin protestën aty ku nuk duhet. Kur kanë dalë atë ditë te sheshi Skënderbej, e di që i kanë çuar vetë patronazhistët, vetë këta civilët e maskuar. Asnjë nuk ka qejf të kapi gurin, të nxjerri krahun nga vendi, çohuni shqiptarë.