E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIDEOLAJM/ Pedagogët në protestë, studentët i hedhin karriget e Kryeministrit Rama! Policia bëhet gardh para derës së qeverisë

Studentët kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama përpara institucionit, duke kundërshtuar dialogun e propozuar nga ai.

Të rinjtë, bashkë me pedagogët dolën së bashku në protestë, ndërsa marshuan drejt Kryeministrisë nga Universiteti Politeknik.

Të rinjtë po ashtu kërkuan lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestave.

“Refuzojmë dialogun! Lironi studentët!”, “Pa dorëheqje, nuk ndalojmë!”, këto ishin thirrjet e protestuesve poshtë zyrës së Ramës.

Më herët, pedagogu Sandër Kovaçi iu përgjigj thirrjes së kryeministrit për dialog, duke theksuar se palë në bisedimë duhet të jenë studentët.

“Ju bëjmë thirrje prindërve dhe qytetarëve që të mbështesin protestën e studentëve dhe nxënësve shqiptarë. Në mënyrë simbolike sot do të kemi përpara një baner që bën thirrje kundër dhunës së policisë dhe do të marshojmë drejt kryeministrisë. Mora vesh që ka vendosur ca karrige rozë dhe thotë që ju pres për dialog. Zoti kryeministër, pedagogët nuk kanë dialog me ju, me ju kanë dialog studentët. Zgjidhni problemet me studentët, atëherë keni zgjidhur edhe problemin e pedagogëve. Nuk ka komunikim me pedagogët”, tha pedagogu.

WhatsApp Image 2026-10-20 at 11.01.21

WhatsApp Image 2026-10-20 at 11.01.21 (1)

WhatsApp Image 2026-10-20 at 11.01.22

WhatsApp Image 2026-10-20 at 11.01.22 (1)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›