E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e Luginës drejt dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, Koalicioni Shqiptar siguron vendet për Shaip Kamberin dhe Visar Memetin

Shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të sigurojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë. Sipas një përllogaritjeje mandatet pritet t’i fitojnë Shaip Kamberi dhe Visar Memeti.

kamberi memeti

Sipas këtij vlerësimi, Koalicioni Shqiptar ka marrë mbi 90% të votave në vendvotimet me shumicë shqiptare, duke siguruar rreth 25 mijë vota në Bujanoc dhe Preshevë.

FOLonline llogarit se listës shqiptare mund t’i shtohen edhe rreth 3 mijë vota nga Medvegja, Sanxhaku dhe pjesë të tjera të Serbisë.

Megjithatë, ndarja përfundimtare e mandateve mbetet e varur nga numërimi i plotë i votave të të gjitha listave dhe zbatimi i sistemit proporcional të D’Hondt-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›