SKANDAL/ Policia largon të gjitha grupet e xhirimit nga bulevardi, shtyhet me forcë gazetari i News24 nga FNSH
Policia vijoi me ushtrimin e forcës edhe mbrëmjen e sotme.

Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotsjellës, efektivët e policisë u kapën me mediat e pranishme në bulevard.
Ata shtynë me forcë të gjithë grupet e xhirimit, përtej kryeministrisë, duke i shtyrë lart mbi hotel Rogner. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të policisë.
Ata shtynë me forcë edhe gazetarin e News24 Renaldo Salianji, të cilit i thanë se duhet larguar nga perimetri i sigurisë, por që aty nuk kishte një shenjë dalluese.