Shefi i Delegacionit të BE në Serbi: Unioni është thellësisht i shqetësuar për incidentet e raportuara të dhunshme gjatë votimit
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas fon Bekerat, deklaroi sot se BE-ja është thellësisht e shqetësuar për incidentet e dhunshme të raportuara në një numër të madh qendrash votimi në Serbi dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai theksoi se qytetarët e Serbisë duhet të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt.
“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet, ndërsa institucionet kompetente të garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor”, shkroi ai.