E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Rumanisë shfaqje në teatrin e Korçës

Grupi i valleve popullore të këtij ansambli interpretoi me mjeshtëri valle nga krahinat e Korçës, Devollit, Vlorës, Tiranës dhe Veriut të Shqipërisë.

Këngëtarët e njohur, Stefan Korbu, Balashoju Karmen dhe Manuela Mokanu, kënduan serenata të njohura korçare, këngë qytetare nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, këngë të muzikës së lehtë të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe këngë popullore dhe qytetare rumune.

"Në Rumani, serenatat korçare rrojnë në dashuri e përkujdesje. Shqiptarët korçarë që banojnë prej dhjetra vitesh në Rumani, kanë hapur shpirtin për të pritur nëpërmjet serenatave, gjithë mallin e tyre për vendlindjen e të parëve të tyre," tha kryetarja e shoqatës, poetja dhe studjuesja e shquar Oana Manolescu.

"Korça i dha Shqipërisë dhe botës,serenatën. Bukuria e melodisë së saj, i kalon kufijtë gjeografikë dhe hyn në shpirtin e çdo dëgjuesi në çdo anë të botës," tha ajo. "Ansambli "Serenata", me këngët dhe vallet shqiptare përcolli mesazhin se shqiptarët e Rumanisë, ruajnë rrënjën, gjuhën dhe kulturën shqipe," tha ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Viorel Stanila.

"Në Rumani shqiptarët kanë një status të plotë si minoritet kombëtar me të gjitha të drejtat. Përveç muzikës dhe traditave shqiptare, ata botojnë nëpërmjet shoqatës Lidhja Shqiptare e Rumanisë, revistën " Miku i shqiptarit" dhe shumë libra të tjera. Marrdhëniet midis Rumanisë dhe Shqipërisë janë shumë të mira," tha ambasadori.

Ansambli "Serenata" do të vazhdojë turneun në Gjirokastër, Vlorë dhe Tiranë. Sipas kryetares Manolescu, ky ansambël ka dhënë shfaqe me serenata dhe këngë e valle popullore shqiptare edhe në shumë qytete të Rumanisë dhe është pëlqyer e duartrokitur nxehtësisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›