E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret e Zvicrës kërkojnë reciprocitet për shqiptarët e Luginës

Deklaratat kërcënuese te kreut qeveritar e shtetëror serb me lidhje me lapidarin e dëshmorëve të UQPMB-së kane ngritur dukshëm tensionet ne Lugine te Preshevës dhe janë shume të rrezikshme për stabilitetin dhe paqen ne atë rajon. Shfryrjet e tilla nacionaliste i takojnë të kaluarës dhe janë larg një shteti demokratik, ku respektohen te drejtat kombëtare te popujve. Ato mund te shndërrohen në dhunë dhe konflikte ndëretnike në të gjithë rajonin. Kështu mendon, Kuvendit i Shqiptarëve të Zvicrës lidhur me situatën e tensionuar në Luginë të Preshevës.

Sipas, këtij Kuvendi, në raundet e bisedimeve me qeverinë e Kosovës, shteti serb vjen me kërkesa skajshmërisht te papranueshme për qytetaret serb te Kosovës, duke kërkuar trajtim te veçante për qytetarët, duke kërkuar autonomi territoriale për ta, e kështu duke kontestuar e kërcënuar drejtpërdrejte rregullimin e brendshëm shtetëror të Kosovës.

“Për minoritetin serb në Kosovë parashtrohen kërkesa te skajshme, përderisa në anën tjetër shqiptaret në Luginën e Preshevës nuk i gëzojnë shume te drejta elementare, te cilat serbeve ne Kosove u janë garantuar nga shteti i Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kërkesat e drejta te shqiptareve ne Preshevë, po injorohen ne tërësi nga qeveria e Beogradit e po ashtu edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare”.

Në reagimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, ndër tjera thuhet se, Bashkësia ndërkombëtare do duhej te bënte presion mbi Beogradin, qe me reciprocitet të respektoje e të avancoje të drejtat e shqiptareve, ashtu siç po kërkon të drejta ekskluzive për minoritetin serb te Kosovës. “E që për me tepër, qeveritë në Prishtinë e në Tiranë do duhej te ishin me te zëshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptareve në Luginë te Preshevës”.

Kuvendi i shqiptareve te Zvicrës bën thirrje që të merret shume seriozisht çështja e shqiptareve qe jetoje në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe t'u garantohen të gjitha të drejtat, përfshire këtu edhe e drejta për përkujtuar e për te ngritur lapidare për dëshmoret e kombit.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës i është drejtuar me një letër edhe instancave relevante ndërkombëtare si OKB-s në New York, Unionit Europian në Bruksel si dhe selisë se Këmbëve te bashkuara në Zhenevë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›