Ferizaj me zyre të avokatit të populli

Komuna e Ferizaj së shpejti do të behët me zyre të avokatit të popullit. Këtë e lajm sot e bënë të ditur në një takim të përbashkët Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.
Kryetari Veliu, ka thënë se Ferizaj është një prej komunave që i ka në konsideratë dhe i respekton të drejta e njeriut.
“Ne tashme e kemi treguar ketë përkushtim mirëpo prezenca e avokatit të popullit, na motivon edhe me shumë na bën edhe me të përgjegjshëm qe ne të vazhdojmë të jemi konsekuent me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, kjo sigurisht që do të na ndihmojë edhe me lajmin më të ri që na e dha avokati se Ferizaj së shpejti do te ketë zyrën e avokatit të popullit, ne realisht presim që ai te jetë kolektori i punës sonë në mënyrë që të shtohet ajo përgjegjësi në fushën e të drejtave të njeriut”, tha i pari i Ferizajt.
Ndërkaq, avokati Kurteshi ka premtuar se Institucioni i Avokatit të Popullit shumë shpejt do ti kryejmë dhe ato obligime organizative që i ka dhe do të hapet zyra edhe në Ferizaj. /Indeksonline/