E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora shkakton vështirësi qarkullimi në Rugovë

Reshje të mëdha bore kanë filluar në bjeshkët e Rugovës. Banorë të asaj ane por edhe vizitorë, kanë njoftuar se në mëngjes niveli i borës që ka rënë gjatë natës ka arritur deri gjysmë metri, ndërsa reshjet kanë vazhduar gjatë tërë ditës, transmeton KTV.

Në orët e paradites rruga ishte e bllokuar por më vonë automjetet për pastrim kanë hapur rrugën e cila megjithatë kalohet me vështirësi. Ndërsa policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se rruga në drejtim të Kullës, është e ndaluar për automjete të rënda.

Por automjetet e vogla mund të kalojnë me pajisje dimërore. Nuk është konfirmuar nëse në Bogaj ka pasur ortek bore ashtu siç kanë thënë disa qytetarë gjatë orëve të paradites. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›