Shqiptarët e arratisur hapin zjarr ndaj policisë

Shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas kanë qëlluar në drejtim të policisë që është vënë në kërkim të tyre.
Mediat greke bëjnë të ditur se gjatë natës, 4 shqiptarët kanë hapur zjarr mbi policët me kallashnikovë. Por nuk janë shënuar viktima, përveçse qëllimi ka qenë largimi nga fokusi i policisë. Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe pas konfuzionit të krijuar ata arritën të shpëtonin dhe vazhdojnë të lëvizin lirisht nëpër terren. Dyshohet se gjatë natës 4 shqiptarët e armatosur janë drejtuar nga kufiri shqiptaro-grek për të hyrë në Shqipëri, megjithatë policia ka marrë të gjitha masat që kjo të mos ndodh, transmeton shekulli.
Dy ditë më parë, policia greke ka vrarë dy nga gjashtë shqiptarët e arratisur gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM.
Më 23 mars 2013 shqiptarët u arratisën nga burgu Trikalas pas një sulmi me armë nga jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit./Indeksonline/