E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e veriut, në listat zgjedhore të jugut

Shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në veri apo që janë të zhvendosur nga atje, figurojnë në listat zgjedhore në jug të Mitrovicës. Kjo ka shqetësuar banorët shqiptarë të asaj pjese.

Megjithëse janë përgatitur për zgjedhje, shumë qytetarë shqiptarë të veriut të Mitrovicës nuk do të mund të votojnë atje në zgjedhjet e 3 nëntorit. Shumica e tyre nuk figurojnë në listat zgjedhore të veriut.

Përfaqësuesi i banorëve të Kroit të Vitakut, Nazmi Ismajli, apelon te institucionet qëndrore që urgjentisht të ndërhyjnë dhe ta zgjidhin këtë problem. ”Sa i përket lagjes Kroi i Vitakut, janë 143 familje, problemi është se këta banorë nuk figurojnë në veri, pra1/3-ta figurojnë në veri, gjithë të tjerët në jug”, deklaroi ai, raporton RTK.

Shqetësim të njëjtë ka edhe Emir Azemi nga Lagja e Boshnjakëve, i cili është bartës i listës së PDK-së për veri. ”Banorë statikë që banojnë në veri nuk janë në listën e votuesve në veri. Unë i kam 21 në listë, ndërkaq 10 të tjerë i kanë vendosur në jug me votu edhe pse janë banorë të veriut nuk janë në listën e votuesve të kësaj pjese”.

Për këtë problem nuk kanë pranuar të flasin zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në jug, derisa ai në veri nuk është duke funksionuar ende. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›