E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret fitojne 12 komuna ne Maqedoni

Zgjedhjet ne Maqedoni kane sjelle fitoren e 11 komunave nga partite shqiptare ne raundin e pare te tyre. Zgjedhjet vendore te se dieles, vleresohen si te suksesshme per shqiptaret, sepse komunave tradicionalisht shqiptare ne Maqedoni iu shtua edhe nje, ajo e Kercoves qe nuk eshte drejtuar prej shqiptareve qe prej shtatedhjete vjetesh. Bashkimi Demokratik per Integrim, ka fituar ne Cair te Shkupit, ne Diber te Madhe, ne Saraj te Shkupit dhe me ndihmen e mijera emigranteve nga shume vende te botes edhe komunen e Kercoves, si dhe disa komuna rurale. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve (KSHZ) publikoi dje rezultatet per zgjedhjet lokale, duke bere te ditur se koalicioni i partive i udhehequr nga VMRO-DPMNE ka fituar me shume vota ne 54 komuna, koalicioni opozitar i udhehequr nga LSDM ne 7 komuna, Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) ka fituar ne 11 komuna, PDSH, RDK, Partia Demokratike e Turqve, Partia Perparimtare Serbe dhe Lidhja e Romeve jane ne epersi ne nje komune. Partia Demokratike Shqiptare do te garoje ne raundin e dyte ne Struge, ku do te kete mbeshtetjen gjitheshqiptare kunder kandidatit te partive maqedonase dhe pritet te fitoje atje. Kryetari i PDSH-se Menduh Thaci, eshte shprehur i kenaqur me numrin e votave qe kane marre kandidatet e partise se tij, por jo dhe vetem me nje komune deri tash te fituar. Opozita e bashkuar maqedonase e udhehequr nga LSDM ka pesuar humbje te thelle ne disa komuna, edhe ato qe me pare njiheshin si bastione te saj. Koalicioni opozitar fitore bindese ka shenuar vetem ne komunen e Strumices, ndersa ne shumicen prej tyre shkon ne balotazh. Persa i perket votes popullore, VMRO DPMNE-ja ka fituar 403 193 vota. Ndersa partia tjeter opozitare maqedonase ka marre 288 415 vota. Blloku politik i partive shqiptare ka marre rreth 230 mije vota. Konkretisht Bashkimi Demokratik per Integrim ka marre 134 690 vota, PDSH 76 934 dhe RDK-ja 28 369.

Komunat ku kane fituar ose jane ne epersi shqiptaret

Kercove

Tetove

Haracine

Bogovine

Vrapicishte

Gostivar

Diber

Zheline

Likove

Pllasnice

Saraj

Struge

Studenican

Tearce

Cair

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›