E Diel, 1 Nëntor 2026

Shitje barnash të vjedhura, në pranga babai i deputetit socialist Klodiana Kotorri

Arrestohet nga policia Bashkim Tahiri, babai i deputetit te Partise Socialiste, Saimir Tahiri, per akuzen e kontrabandes se medikamenteve mjekesore. Operacioni i koduar “Risperdal”, qe u zhvillua diten e djeshme nga specialistet e antikrimit ekonomik-financiar ne Tirane, ka vene ne pranga edhe 27-vjecarin Dritan Gjiza e 63-vjecaren Nadire Taga. Policia e kryeqytetit, beri te ditur se barnat kontrabande importoheshin nga Italia, hynin nga Porti i Durresit e tregtoheshin ne farmacine e Bashkim Tahirit, babait te deputetit te PS, qe ndodhet ne afersi te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Tirane. Ndaj tre te arrestuarve eshte ngritur akuza e “Kontrabandes se mallrave, qe paguhet ne akcize”, “Kontrabanda e mallrave te licencuar”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave, qe jane kontrabande”, si dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande”. Burime nga policia thane se tre shtetasit, dyshohet se bashkepunonin prej nje vitit me synim tregtimin e mallrave kontrabande, per t’ju shmangur detyrimeve doganore e tatimore. Dyshohet se medikamentet per semundjen e kancerit, semundje nervore etj, vidheshin ne nje klinike ne Lece te Italise nga shtetasja me iniciale N.P, vjehrra e Dritan Gjizes, e cila punonte si sanitare ne kete klinike. Gjiza kryente transportin e ilaceve nga Italia drejt Shqiperise, per t’ia dorezuar me pas 62-vjecarit, Bashkim Tahiri. Ndermjetesja mes tyre dyshohet se ka qene Nadire Taga, gjyshja e bashkeshortes se Dritan Gjizes, e cila njihej prej kohesh me Tahirin. Policia dyshon se ajo paguhej per ndermjetesimin, ndersa fitimi i shitjes se ketyre medikamenteve, ishte i madh. Nderkohe, qe pas nje hetimit 3-mujor, policia organizoi mesditen e djeshme operacionin per kapjen e tre personave, gje e cila u realizua ne afersi te rruges “Todi Shkurti” ne Tirane. Tahiri kishte shkuar prane baneses se Gjizes, per te shkembyer medikamentet me shumen e parave. “Ne momentin e arrestimit u gjeten dhe u sekuestruan nje sasi e konsiderueshme medikamentesh per diagnoza te ndryshme kurimi, si: semundje kancerogjene, semundje nervore etj, ku vlera e tyre arrin ne mbi 10 mije euro”, thuhej ne deklaraten per shtyp leshuar diten e djeshme nga Policia e Tiranes. Nderkohe, qe burimet shtuan se per te siguruar ilacet qe kushtonin mbi 10 mije euro, Tahiri dyshohet se ka paguar nje shume prej 200 mije lekesh te reja. Te njejtat burime shtuan se medikamentet e sekuestruara kishin cmime te ndryshme, kryesisht te shtrenjta. “Nje medikament per semundjen e kancerit, kushton rreth 250 euro”, thane per gazeten burimet policore, te cilat shtuan se ne farmacine e 62-vjecarit Tahiri, jane bllokuar dje disa medikamente, te cilat dyshohet se ishin kontrabande. “Fitimi nga shitja e barnave ka qene pothuajse 100 per qind, pasi ato nuk bliheshin ne Itali, ndersa ne kufi te dyshuarit u jane shmangur detyrimeve doganore dhe detyrimeve tatimore”, shtuan me tej burimet policore.

Deklarata

“Nga hetimi 3-mujor, u arrit te sigurohen provat e mjaftueshme per t’u vertetuar faktin, te tre te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane mundesuar transportimin e medikamenteve, ku siguroheshin permes shtetases me iniciale N.P, e cila i siguronte ne nje menyre te jashteligjshme ne nje qender shendetesore ne Itali. Dritan Gjiza, siguronte transportimit e barnave me mjete te ndryshme, permes Pikes se Kalimit Kufitar Durres, te cilat me pas tregtoheshin ne farmacine e Bashkim Tahirit, ne afersi te QSUT ne Tirane”, tha Policia e Tiranes.

PD ka denoncuar dhe me pare, kontrabanden e familjes Tahiri

Nuk jane te reja akuzat per familjen e deputetit socialist Sajmir Tahiri, si te perfshire ne kontrabanden e ilaceve. Ne sallen e parlamentit, deputetit socialist i eshte vene disa here ne dukje fakti se familjaret e tij merreshin me kontrabande ilacesh dhe se vete deputeti Tahiri, kishte favorizuar disa here kete trafik duke ndikuar ne menyre direkte dhe indirekte ne doganen e portit te Durresit. Keto akuza i jane bere te ditura deputetit Tahiri nga ministri Noka, ministri Olldashi, por edhe nga vete kryeministri gjate nje debati ne sallen e parlamentit, per heqjen e imunitetit. “Ke pune shume ti me ilacet, ndaj te duhet imuniteti ty, thuaji ketyre te tjereve fakireve, qe s’kane pune me doganat. Se ti je nga cekistet qe kundershton heqjen e imunitetit. Se kerkon traun e doganes per ilacet”, i eshte drejtuar Berisha, deputetit Tahiri.

Policia: Ilacet per kancerin, kushtonin shtrenjte

Policia e Tiranes beri te ditur pas arrestimit te babait te deputetit socialist, Saimir Tahiri, se ilacet te cilat jane sekuestruar, kishin cmime te ndryshme, te cilat shkonin deri ne 250 euro vetem nje prej tyre. “Medikamentet per semundjet kancerogjene ishin te kushtueshme, nderkohe qe nga hetimet rezulton se ato nuk bliheshin ne Itali, por siguroheshin ne menyre te kundraligjshme ne nje klinike ne Lece te Italise nga shtetasja N.P, e cila ishte e punesuar si sanitare ne kete klinike. Ajo, nepermjet dhendrit te saj ia dergonte medikamentet Bashkim Tahirit, i cili paguante nje shume, shume here me te vogel ne krahasim me koston e tyre. Per 10 mije euro ilace, Tahiri dyshohet se ka paguar 200 mije leke te reja”, thane burimet policore, te cilat shtuan se keto ilace tregtoheshin ne farmacine e 62-vjecarit Tahiri, qe ndodhet ne QSUT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›